MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam folur me tė online dhe me mesazhe... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 16 korrik 2009
Pyetje:

Kam një hall shumë të madh, për të cilin desha t’u drejtohem juve. Nuk po gjej mbështetje te askush tjetër sepse askush nuk di për këtë punë. Ju lutem, më ndihmoni!
Jam një vajzë 16 vjeçare. Nuk jam e mbuluar, ndoshta kjo sepse rrethi ma imponon, sepse askush në familjen time nuk është e mbuluar dhe gjithashtu edhe në rrethin më të gjerë. Shkoj në shkollë dhe në kurs të gjuhës angleze. Mirëpo çdo herë mundohem që t’i respektoj gjërat që duhet t’i posedoj një muslimane.
Mirëpo një gabim që kam bërë, nuk e di a do të ma falë i MADHËRISHMI YNË.  Në kursin e gjuhës angleze, kam një shoqe. Këtë shoqen time, e ka motër djali për të cilin po ju shkruaj. Unë atë e kam parë në fotografi dhe më ka pëlqyer jo vetëm në pamje por edhe për zgjuarsinë që ai posedon (jam e re, më kuptoni). Por kam një familje e cila nuk e pëlqen fare që unë të flas me një djalë, sepse thonë jam e re, (e di edhe vet këtë që bëj keq), por unë e kam marrë disi e-mail-in e atij djalit dhe e kam regjistruar edhe pse ai edhe sot nuk e di se kush jam në të vërtetë. Unë e kam gënjyer me qëllim të mos më njoh, sepse jemi afër me qytete dhe e kam ditur se do t'më njoh nëse i tregoj se kush jam. Kam folur me të online dhe me mesazhe, por atij i kam thënë se unë jam e dashuruar në dikë tjetër, me qëllim mos ta lë të shpresoj më tek unë... Pra, ai më ka pëlqyer mua, si një djalë i zoti, në shkollë dhe në punë, si dhe ai falet shumë shpesh...!
Unë kam trilluar kinse jam një vajzë krejt tjetër, mirëpo shumë gjëra ia kam thënë, ato që unë i bëj. Pra, vetëm me "dokumente" kam trilluar (emrin, mbiemrin, vendin e lindjes, ku shkoj në shkollë) e tjerat gjëra i din krejt për mua...
Më tregoni çfarë të bëj që ta fshij këtë mëkat?


P
ërgjigje:

E lexova pyetjen tuaj dy apo tre herë me qëllim që të arrij deri te ajo se çka po kërkoni. Nga pyetja juaj pashë se shumë gjëra i keni të ngatërruara. Atëherë në vazhdim po ju këshilloj me sa vijon:

-          Keni frikë Allahun e Lartësuar duke ndier robërinë e plotë ndaj Krijuesit! Lexoni ajetet në suret, (Bekare: 281); (Ali-Imran: 102, 200); (Maide: 8,100); (Tevbe, 119); (Nahël: 128); (Shuaraë: 108, 110, 126, 131)!

-          Formoje personalitetin tënd në përputhje me mësimet islame në tërësi!

-          Allahu i Lartësuar i udhëzoftë prindërit tuaj dhe juve gjithashtu në atë që është e hairit dhe e dobishme!

-          Forconi lidhjet me Krijuesin duke e adhuruar Atë me sinqeritet dhe përkushtim! Falni namazin rregullisht dhe mbulohuni menjëherë!

-          Mëso njëherë e përgjithmonë se gënjeshtra, rrena, mashtrimi, intriga, dallaveret janë cilësi e njerëzve që janë me besim të dobët, me moral të paformuar. Ju duhet ta dini se rrena dhe mashtrimi janë ta ndaluara, mendoj që nuk ka nevojë edhe për këtë të ofrojmë argumente!

-          Ke kujdes në përzgjedhjen e shoqërisë, shoqërohu me ato shoqe që kanë edukim të mirë e moral, me ato shoqe që i frikohen Allahut!

-          Mos mashtro të tjerët se këto nuk janë cilësi të besimtares! Ju jeni e re dhe keni nevojë për këshilla. Bëhu transparente me prindërit tuaj, mundohu ta gjesh gjuhën e komunikimit me ta! Ata ty të duan dhe ta dëshirojnë të mirën. Dertet dhe hallet qaj me më të dashurit tu! Ti je ajo që lutesh për prindërit në fund të çdo namazi.

-          Largohuni nga dashuriçkat e çastit, të internetit e të intrigave! Juve nuk ju lejohet ky komunikim i lartpërmendur (me internet, sms etj.)! Ju keni të drejtë të mendoni për lidhje martesore por jo siç dëshironi ju. Në Islam ka rregulla dhe parime, të gjitha këto janë për me të ruajt ty nga intrigat e shejtanit që dëshiron të të shpie në zjarr të xhehenemit.

-          Pendohuni te Allahu i Lartësuar me pendim të sinqertë! Allahu është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm.

-          Lutju Allahut të Lartësuar për falje, Ai padyshim që ua falë gabimet juve!

Në fund e lus Allahun e Lartësuar që t’ju udhëzojë dhe t’ua falë gabimet!



                                      Ulvi Fejzullahu 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.