MЁNYRA E ABDESIT

 
Pema e Imanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dawud Adib   
e enjte. 16 korrik 2009


Pema e imanit është besimi themelor i Islamit.
  





Nëse dikush ua jap një bimë që të kujdeseni për të. Si mendon se do ta bëje këtë? A nuk do të bënit gjithçka që të mos thahej kjo bimë ? Dhe natyrisht për ta bërë këtë ju do të siguronit çdo gjë që i nevojitet bimës dhe do të kujdeseni që ta mbani larg çdo gjëje që e dëmton atë. Në të njëjtën kohë interesoheni për elementet bazike që e përbëjnë këtë bimë dhe gjerat themelore që u duhen këtyre elementeve për tu zhvilluar si duhet. Më besoni ose jo, që secili nga ne ka një pemë shumë delikate dhe në të njëjtën kohë të fortë për tu kujdesur për të, pemë e cila  na është dhënë nga Zoti ynë. Allahu subhanehu ve teala na ka dhënë këtë pemë që është e mbjellur në zemrat tona dhe quhet shexheret-ul-Iman ( Pema e Besimit).

Allahu subhanehu ve teala e përshkruan këtë pemë në Kuran : A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. ( 14:24).

Shkenca thotë se ka pemë edhe në planetët tjera përveç tokës. Disa njerëz thonë se atje ka pemë e disa thonë se nuk ka. Ka dëshmi nga Kurani dhe sunneti se ka pemë në Xhenet . Njëra nga pemët e Xhenetit quhet Tuba pema e gurabave (të hujave). Hija e kësaj pemë është sa udhëtimi një mujor dhe kjo është ku besimtaret do ti marrin rrobat e tyre. Pema më e rëndësishme në këtë botë është pema e Imanit. Pema të cilën Allahu subhanehu ve teala e ka mbjellur në zemrat tona. Pema për të cilën ne të gjithë duhet të brengosemi ditë e natë. Ne të gjithë duhet të dimë se nga çka është e bërë pema e Imanit në mënyrë që të mund të kujdesemi mirë për të.

Pjesët e pemës së Imanit ? 

Pothuajse të gjitha pemët që Allahu subhanehu ve teala i ka krijuar kanë tri gjëra themelore : 

1) Rrënja – Rrënjët e pemës më të rëndësishme në këtë botë janë :

- Dija 

- Bindja

Pema e imanit është besimi themelor i Islamit. La ilahe il-lall-llah nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut. Pra rrënjë e pemës së Imanit është dija rreth domethënies së dëshmisë La ilahe il-lall-llah. Kjo mbulon çdo aspekt të jetës sonë. Kur ne e dimë se nuk ka zot tjetër që adhurohet me të drejtë përveç Allahut atëherë dorëzohemi tek Ai subhanehu ve teala në tërësi duke marrë çdo gjë që Ai na dha përmes Kuranit dhe Sunetit të të Dërguarit salallahu alejhi ve selam. Gjysma tjetër e rrënjëve  të kësaj peme është bindja që nënkupton bindje ndaj çdo gjëje që sjell deklarata La ilahe il-lall-llah. Kur ne zbatojmë islamin në jetët tona ose kur ne pranojmë një çështje për të cilën nuk kemi qenë të informuar më herët ne duhet ta bëjmë me një besim të palëkundur dhe bindje përderisa është nga Kurani dhe sunneti i vërtetë i Pejgamberit salallahu elejhi ve selam dhe i sahabeve të tij.

2) Trungu – Pema e Imanit si çdo pemë tjetër ka gjithashtu trung i cili është pastërtia e nijetit (Ihlasi). Ne duhet të kemi nijet të pastër që pema jonë të jetë e qëndrueshme dhe e palëkundur.

Abdullah Iben Sahl at-tuzkuri rahmetullahi alejh (dijetar nga gjenerata e tabiineve) është pyetur: Çfarë është imani ? Ai është përgjigjur :

“ Imani është deklaratë, vepër, qëllim dhe sunnet. Nëse ekziston deklarata pa vepra atëherë është kufër, nëse deklaratë dhe veprat janë pa nijet atëherë është nifak ( hipokrizi), nëse ekziston deklarata, veprat dhe nijeti por pa sunnet atëherë është bidat”. Për ta mbajtur të shëndoshë trungun e pemës së imanit neve na duhet pastërtia e nijetit në veprat tona. Çdo vepër e jona e mirë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e çdo vepre të drejtë është pastërtia e nijetit, nijeti duhet të jetë  i pastër vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut subhanehu ve teala.

3) Degët dhe frutat- Kjo pemë duhet të ketë edhe degët dhe frutat. Dhe ato janë:

- Veprat e mira

- Ndershmëria / karakteri fisnik

Në shumë vende në Kuran Allahu subhanehu ve tala i ka dalluar banorët e xhenetit nga ata të xhehenemit me cilësinë e të besuarit dhe të vepruarit të veprave të mira. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira janë përgëzuar me xhenet në shumë vende ne Kuran. Çdo vepër e mirë është e përbërë nga dy pjesë: Nijeti i pastër (vetëm për hir të Allahut sunhanehu ve teala) dhe pjesa e dytë që vepra të jetë e konfirmuar nga sheriati(Kurani dhe suneti i Pejgamberit salallahu alejhi ve selam dhe sahabet radijallahu anhum). Nëse vepra nuk është e konfirmuar nga sheriati nuk mund të konsiderohet si vepër e drejtë. Kur një pemë ka rrënjë të qëndrueshme, trung të shëndoshë dhe degë të shëndosha atëherë automatikisht prodhon frute të mira. Ngjashëm me këtë kur ne vendosim rrënjë të qëndrueshme të imanit në zemrat tona dhe e mbajmë të shëndoshë trungun dhe degët atëherë edhe frutat do të përparojnë. Nëse ne kemi dije për fenë tonë dhe bëjmë vepra të mira me nijet të pastër ne automatikisht do të zhvillojmë karakter të ndershëm dhe fisnik.

Gjërat që e bëjnë Pemën e Imanit që të vdesë :

Kufri -  Nëse e lejojmë kufrin të depërtoj në pemën tonë do ta shkatërroj atë.

Shirku - Nëse lejojmë shirkun të depërtoj në pemën tonë do ta shkatërroj atë.

Bidati - Nëse ne lejojmë bidatin (risitë) me të gjitha format e tij që të depërtoj tek pema jonë gjithashtu do ta shkatërrojë atë. Pema jonë do të vyshket dhe do të thahet. Myslimanët sot janë të përfshirë në shumë praktika fetare duke menduar se përmes tyre arrijnë kënaqësinë e  Allahun subhanehu ve teala ndërsa në realitet e kanë futur veten në bidate që ndonjëherë dërgojnë deri në shirk. Myslimanët qëllimisht ose jo qëllimisht kur shtojnë ose kur heqin diç nga ndonjë vepër konkrete duke mos e praktikuar atë siç e praktikuan të parët tanë padyshim bëjnë bidat. Dhe përderisa vepra nuk është në pajtueshmëri me sheriatin atëherë nuk mund të konsiderohet si vepër e mirë. Që të ruajmë vetën tonë nga këto gjëra të rrezikshme është shumë e domosdoshme  që të kemi dije fetare dhe tu referohemi paraardhësve tanë të drejtë në çdo gjë e bëjmë ose themi.

Çfarë është Imani ?

Besim - Imani është besim në zemrat tona. Që të kemi besim të paluhatshëm ne zemrat tona për deklaratën La ilahe il-lall-llah dhe çdo gjë që sjellë kjo deklaratë. Për çdo gjë që na vije nga Kurani dhe sunneti duhet të kemi besim të sinqertë dhe të palëkundur duke mos pasur as dyshimin më të vogël për të.

Deklaratë - Imani është deklarim me gojën tonë. Ne duhet deklaruar me gojë La ilahe il-lall-llah nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut. Kjo nënkupton që besimin tonë që kemi nuk mund ta mbajmë vetëm në zemër po duhet deklaruar.

Vepër-  Imani është të bashkangjiturit besimit dhe deklaratës veprat e gjymtyrëve. Pas besimit në La ilahe il-lall-llah dhe të qëndruarit në të ne duhet ta praktikojmë në veprat tona. Dhe zbatimi i fjalës La ilahe il-lall-llah në veprat tona bëhet duke i përshtatur të gjitha veprat tona në përputhje me Kuranin dhe sunnetin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selam dhe paraardhësve tanë  besimdrejtë.  Një shembull i përgjithshëm i asaj që u tha më lartë është mbajtja e hixhabit (mbulesës). Nëse një motër ka besim të paluhatshëm në Allahun subhanehu ve teala dhe në atë që Allahu ka zbritur ajo padyshim do të besoj se bartja e hixhabit është urdhër prej Allahut dhe është i obligueshëm. Prandaj vetëm besimi nuk është i mjaftueshëm, ne duhet ti shtojmë besimit edhe deklarimin me gjuhet tona se hixhabi është i domosdoshëm dhe duke i informuar njerëzit për të në formën  më mirë. Por imani akoma nuk është i kompletuar derisa nuk e bartë hixhabin vetë.

Të menduarit se imani është vetëm në zemrat tona është vetëm një nga mashtrimet e shejtanit. Ne nuk duhet të mashtrohemi nga shejtanët qofshin ata nga njerëzit apo xhinët duke menduar se imani është vetëm në zemrat tona. Besimi i paluhatshëm në zemër dëshmohet me deklarimin tonë dhe veprat tona.

Imani me i lartë dhe më i ulët : Pejgamberi salallahu alejhi ve selam ka thënë: “Imani ka 70 shkallë. Më e larta është deklarata La ilahe il-lall-llah dhe më e ulëta të largosh nga rruga diçka që i pengon njerëzit dhe modestia është pjesë e imanit.” (Shënon Muslimi)

Imani vjetrohet : Ne të gjithë kalojmë përmes fazave me iman të lartë dhe të ulët. Siç ka thënë Pejgamberi salallahu alejhi ve selam: “Islami vjetrohet tek secili nga ju sikur një thaub (si një rrobe) që vjetrohet (vjetrohet sikur vjetrohen rrobat tona... dhe mund të bëhet i leckosur).”(Shënon Ibni Mexheja, sahih)

Pra Pejgamberi salallahu elejhi ve selam na këshilloj (përderisa imani vjetrohet) që të gjithë ne myslimanët duhet lutur Allahun që të na përtërij Imanin në zemrat tona. 


Përktheu nga anglishtja: Bujar Gjikokaj 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.