MЁNYRA E ABDESIT

 
Zemra qė Islami ende s’i ka pėrfituar plotėsisht PDF Printoni E-mail
Shkruar nga A. Tafili   
e hėnė. 13 korrik 2009


Shpifjen, përgojimin, thashethemet, xhelozinë, inatin, mërin e smirën e bartin brenda shtëpive të Zotit.

 




Kur hynë në shtëpitë e Zotit, hynë me shpinat e tyre, jo me fytyra të kthyera nga kibla. Trupi hyn, ndërsa zemra dhe mendja ngecin në prag të derës. Hynë të fundit e dalin të parët. Kalojnë rreshtat sikur të ishin gardhe. Edhe pse hynë për të përkujtuar Zotin, mendja dhe zemra e tyre nuk shkëputen prej Dunjasë e ç'ka në të, këtë lidhje ruajnë nëpërmjet celularëve; nuk i fikin, i lënë me lëkundje ose ua ulin volumin e tonit.

Shpifjen, përgojimin, thashethemet, xhelozinë, inatin, mërin e smirën e bartin brenda shtëpive të Zotit. Kur Kur’ani recitohet, të dëgjuarit e tyre është i nxënë me lëvizjet dhe sjelljet e të tjerëve; balli i tyre qëndron lartë, s’janë kokulur. Lëvizin këmbë e duar pa vetëdije; kolliten e gërgëritin. Kruhen e hukasin.

Kur qëndrojnë në këmbë, shikimet e tyre rrotullohen andej-këndej, nuk mund t’i përqendrojnë aty ku fytyrat e tyre prekin tokën në sexhde. Lexojnë mbrapa shpinave të njerëzve, lexojnë stilin e flokëve, dhe formën e kokave, lexojnë rrobat; ngjyrat e stilin e tyre. Edhe kur përqendrojnë shikimet në vendin e sexhdes, nuk mbushen sytë e tyre me lot nga të përkujtuarit e Zotit, por ngushtohen bebëzat e syve duke analizuar formën e tepihut.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.