MЁNYRA E ABDESIT

 
Besimi nė Ditėn e Gjykimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e martė. 12 dhjetor 2006

Ajo që kuptohet me besimin në Ditën e Gjykimit është besimi i patundur se, gjithçka që Allahu na ka thënë në Librin e Tij dhe Profeti alejhi selam në hadithet e tij se do të ndodhë pas vdekjes, ajo do të ndodhë
.


Allahu i Lartësuar në Kur’anin Fisnik thotë: “Për All-llahun, që s’ka tjetër pos Tij, patjetër Ai do t’ju tubojë në Ditën e Gjykimit për të cilën gjë nuk ka dyshim. E kush mund të jetë më i vërtetë se Allahu në thënie
?” (En-Nisa: 87)

Ajo që kuptohet me besimin në Ditën e Gjykimit është besimi i patundur se, gjithçka që Allahu na ka thënë në Librin e Tij dhe Profeti alejhi selam në hadithet e tij se do të ndodhë pas vdekjes, ajo do të ndodhë.
Kjo nënkupton: besimin në shenjat e Kiametit, të cilat do të ndodhin përpara Ditës së Gjykimit; besimin në vdekje dhe në gjërat që e shoqërojnë atë kur një person është në shtratin e vdekjes; besimin në atë që vjen pas vdekjes, domethënë sprova e varrit, ndëshkimi dhe kënaqësia në të; besimin në fryrjen e Surit dhe në ringjallje, besimin në tmerret e Ditës së Ringjalljes, besimin në detajet e tubimit të njerëzve; besimin në Xhenet dhe në kënaqësitë e tij, më e madhja e të cilave do të jetë shikimi i Fytyrës së Allahut; besimin në Xhehenem dhe vuajtjet në të, më e rënda e të cilave është mospasja mundësi të shohësh Zotin.

Kur’ani Fisnik e lidh besimin në Allahun me besimin në Ditën e Kiametit. Allahu thotë: “…Mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, Ditës së Gjykimit
,...” (El-Bekare: 177)
“… Kushdo që beson Allahun (si është urdhëruar) dhe jetën tjetër, e bën vepra të mira, për ata, me të vërtetë, ka shpërblim te Zoti i tij; për ta nuk ka kurrfarë droje, e as mërzie
!” (El- Bekare: 62)
Në lidhje me Ditën e Gjykimit, i Lartësuari thotë: “Dhe paralajmëro për ditën e grumbullimit, për të cilën nuk ka pikë dyshimi, kur një pjesë do të jenë në kopshtet e Xhenetit dhe një pjesë në zjarrin flakërues të Xhehenemit
.” [Esh Shura: 7]
Dhe: “A nuk mendojnë ata se do të ringjallen (për llogari), në një Ditë të Madhe? Ditën kur njerëzimi do të qëndrojë para Zotit të botëve
?” [El Mutafifin: 4-6]

Nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Ndërmjet dy fryrjeve të Surit janë dyzet.” Dikush pyeti: “Dyzetë ditë?” Por unë (Profeti alejhi selam) nuk mund të përgjigjesha.” Pastaj ai pyeti: Dyzet muaj?” Por unë nuk mund të përgjigjesha. Pastaj ai pyeti: Dyzet vjet?” Por unë nuk mund të përgjigjesha.”Ebu Hurejra shtoi: “Pastaj (pas kësaj periudhe) Allahu do të zbresë shi nga qielli dhe trupat e vdekur do të mbijnë ashtu si mbin bari. Çdo pjesë e trupit të njeriut tretet, me përjashtim të një ashti të vetëm i cili është pjesa e fundit e shtyllës kurrizore në vendin e bishtit. Pikërisht prej tij do të formohen krijesat në Ditën e Kiametit.” (Buhariu, Muslimi)
 
Besimi në Ditën e Gjykimit dhe në botën e ardhshme ka ndikim të madh në jetën e njeriut, pasi ndikon për ta disiplinuar atë gjatë jetës në këtë botë dhe në kryerjen e veprave të mira. Ka shumë dallim në mes të njeriut që nuk e beson ringjalljen pas vdekjes si dhe dhënien e përgjegjësisë, njeri i cili udhëhiqet nga interesi personal, dhe njeriut që beson se një ditë do të pyetet për veprat dhe fjalët e veta para Allahut dhe pastaj do të shpërblehet për veprat e mira ose do të ndëshkohet për veprat e këqija. Allahu thotë në Kur’anin Fisnik: “Peshimi (i veprave) atë Ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet  terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur; kurse atij që i lehtësohet terezia me vepra të mira, ai do ta humbë veten për shkak se i ka mohuar argumentet Tona
”  (El-A’raf: 8-9)

Në fund, mund të themi se ekzistenca e jetës në këtë botë dhe çfarë gjendet në të dëshmon për ekzistencën e botës tjetër, në të cilën do të ketë drejtësi, mirësi, përsosmëri, lumturi por edhe vuajtje shumë të mëdha. Siç thotë edhe dijetari i madh, Shejh Uthejmini, nëse besimi në Ditën e Kiametit dhe në botën e ardhme është i ngulitur fort te njeriu, atëherë do të japë frute të mëdha, si:
1 – Dëshira për të bërë vepra bindjeje dhe adhurimi dhe përpjekja për të qenë vazhdueshëm në këtë gjendje, me shpresë të marrjes së shpërblimeve atë ditë;
2 – Frika e bërjes së gjynahut dhe frika e aprovimit të tij për shkak të frikës së ndëshkimit në Ditën e Gjykimit;
3 – Besimtari do të ngushëllohet për gjithçka që humb në këtë botë për sa u përket lukseve dhe kënaqësive të kësaj bote për shkak të shpresës së shpërblimit të tij në ahiret.

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.