MЁNYRA E ABDESIT

 
Torta 'zemėr' PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sala   
e hėnė. 24 korrik 2006
  pertymoter     
    
Koha e kursyer për bërjen e të ashtuquajturave ‘tortave të shpejta’, që shpesh bëhen pa pjekje dhe pa zierje, mund të përdoret për një formësim tjetër.

 
Përbërësit:
30 deri 35 biskota
100 ml qumësht të nxehtë

Për kremin:                                         
1 krem për torte
350 ml qumësht
2 lugë kakao 

Për stolisje:
1 shllag shkumë
Grimca çokollate 

PROCEDURA: 
1.Në fund të  skajeve të kallëpit në formë zemre vëni fletën metalike të alumit (‘folinë’) ose atë të tejdukshme. Renditeni biskotat, pastaj hidhni qumështin e nxehtë. 

2. Kremin e përgatitni ashtu që në një enë të thellë e hidhni qumështin e ftoht më parë të zier. Aty hidhni qeskën e kremit për torte dhe përzieni me mikser elektrik me shpejtësinë më të madhe  për tre minuta dhe,  pak  minuta pa përfunduar hidheni edhe kakaon.
 

3. Një pjesë të kremit të përgatitur e hidhni mbi biskota dhe, pastaj e shtroni edhe një shtresë të biskotave të cilën po ashtu e lagni me qumësht dhe, pastaj e veni pjesën tjetër të kremit. Vëreni tortën në një vend të ftohtë dhe e lini rreth dy orë.
 

Servimi:
Para se ta servoni, nxireni tortën nga kallëpi dhe, pasi ta keni hequr fletën metalike, e vëni në një pjatë. Stoliseni tortën me shllag dhe me grimca çokollate.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.