MЁNYRA E ABDESIT

 
Njėmbėdhjetė shkaqe qė tė ndihmojnė tė pėrballosh mundimet e njerėzve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 13 korrik 2009
 Njeriut duhet t’i shfaqen njëmbëdhjetë shfaqje (pamje) në raport me atë që e përjeton nga shqetësimet e njerëzve ndaj tij.




Allahu i Madhëruar i ka nxitur robërit e Tij në shumë ajete që të pajisen me moral të mirë, e për këtë u ka premtuar shpërblim të madh; xhenetin dhe mëshirën e Tij.
Morali i mirë është të tregosh zemërgjerësi, të frenosh të këqijat dhe lëndimet.

Ibën Kajimi thotë: ”Njeriu përballë shqetësimeve që ia drejtojnë njerëzit në adresën e tij dhe përballë ngacmimeve që i përjeton nga bota e jashtme drejtuar në adresë të tij, duhet t’i ketë njëmbëdhjetë mënyra të sjelljes ku secila në vete prezanton frenim ndaj reagimit joadekuat.

Sa më shumë të shfaqen parafytyrime të rrezikshmërisë para reagimit, aq më reagime të matura janë, si p.sh.: njeriu kur është i hidhëruar nuk sheh asgjë, as nuk mendon çka mund të ndodh, as çka është duke folur, as nuk i paramendon sjelljet e tij. Me një fjalë nuk sheh asgjë dhe po të jetë e mundur të incizosh dhe t’ia tregosh pasi të qetësohet reagimin që e ka bërë nuk mund të besojë si ka reaguar. Sikur ajo gruaja që ka qenë në varreza e ka vajtuar. Pejgamberi alejhi selam i ka thënë: “Mos vajto për të.” Gruaja i ka thënë: “Nuk të ka goditur ty çka më ka goditur mua”. Pastaj i kanë treguar që i ke thënë kështu Pejgamberit alejhi selam. Ajo ka shkuar dhe ka qarë, është ankuar. Pejgamberi i ka thënë: “Durimi është në goditjen e parë”.

Andaj,
njeriut duhet t’i shfaqen njëmbëdhjetë shfaqje (pamje) në raport me atë që e përjeton nga shqetësimet e njerëzve ndaj tij.

Shfaqja e parë apo pamja e parë që duhet të dalë është:

1. Kuptoje se ky njeri është caktimi i Allahut aze ve xhele, edhe veprimi i tij ndaj teje është me caktimin e Allahut aze ve xhele. Kuptoje se nëse të ka qëlluar  komshiu i keq është kader për ty, apo babi i pasjellshëm është kader për ty, sepse nuk jemi rastësisht në këtë shekull, por është me caktimin e Allahut e kjo nënkupton se çdo send e ka urtësinë e vet.

2. Sabri. Sabri është në goditjen e parë. Mendo rreth sabrit, sa mirë është me qenë sabërli! Në anën tjetër mendo rreth pasojave të hakmarrjes se çfarë pasoja ajo sjellë.

3. Falja dhe tejkalimi.
Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kur janë në vështirësi mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 134)
Po ashtu pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Falja ia shton robit krenarinë tek Allahu aze ve xhele.”

4. Të kënaqurit. Njeriun, i cili e do Allahun sinqerisht, e kënaq ajo që e kënaq edhe Allahun e nuk e kënaq ajo që e kënaq nefsin e vet. Nefsin e kënaq kur ia kthen më shumë atij që të ka bërë keq.

5. Bamirësia. Ktheje të keqen me të mirë. Nuk ka dyshim se kjo është arritja më e lartë e një morali të mirë, e këtë mirësi e gëzon vetëm ai njeri që Allahu i Madhëruar ia ka larguar epshin, egoizmin dhe hakmarrjen.
Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Frikësoju Allahut kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë që ta fshijë atë, dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”. (transmeton Tirmidhu)

6. Qetësia dhe pastërtia shpirtërore. Kjo nënkupton atë që kur je vet larg konflikteve mos ta preokuposh zemrën me atë që e ke përjetuar prej goditjeve. Mos u preokupo më me atë se çka më tha e çka më bëri!

7. Siguria. Përmbajtja të garanton siguri. Nëse hakmerresh nuk je më rehat. Tash e pret se si do të reagon ai.

8. I shfaqet shfaqja e xhihadit, e luftës në rrugën e Allahut. E kupton se shqetësimet nga njerëzit i kanë ardhur për shkak të luftës së tij në rrugën  e Allahut duke urdhëruar për të mirë dhe duke ndaluar nga e keqja.

9. I shfaqet skena e begatisë. Ky nimet shfaqet përmes disa pikave:
a. Elhamdulilah, o Allah, që më ke bërë të dëmtuar e nuk më ke bërë zullumqar që i frikohet hakmarrjes Tënde! Kush të ka bërë keq shpreso tek Allahu se do të ndihmojë ndonjëher.
b. I shfaqet nimeti i faljes se mëkateve.
c. E sheh si sprovë dhe ka mundur me qenë edhe më keq.
d. E përjeton si shpërblim të sigurt në ditën kur ke më shumë nevojë më së shumti.

10. I shfaqet skena e shëmbëlltyrës. Ti nuk e ke shembull Faraonin apo Karunin por e ke shembull Jusufin e Idrisin, e ke shembull Muhamedin alejhi selam. Pejgamberi alejhi selam i cili  kurrë nuk është hakmarrë për veten e tij.

11. Teuhidi. Njeriu i sinqertë është ai në zemrën e të cilit është përqendruar dashuria ndaj Allahut azze ve xhele, sinqeriteti për Të, kënaqësia në adhurimin ndaj Tij, insistimi dhe ambicia e lartë e tij për të arritur kënaqësinë e Tij, për të arritur xhenetin e Tij. Ky njeri e ka mbushur zemrën e tij dhe nuk ka vend më për shqetësime të dikujt.
Te ai që zënë vend shqetësimet e njerëzve kjo ndodh për shkak se nuk është mbushur me të parën.

Prandaj, pajisuni me këto morale në mënyrë që të bëheni të denjë për të hyrë në mëshirën e Allahut të Madhëruar: “Të tillët do t’i mëshirojë Allahu” Sepse ai që mëshiron të tjerët, do të mëshirohet nga Allahu.

Po e përfundojmë me hadithin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem: “Të mëshirshmit do t’i mëshirojë Mëshirëploti. Mëshironi ata që janë në tokë, në mënyrë që t’iu mëshirojë Ai që është në qiell (Allahu).   (transmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.