MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė e lejuar qė femra tė merr abdes gjatė ciklit menstrual...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 05 korrik 2009

Pyetje:

Selamun alejkum!
Jam një motër mulimane që bëj namaz dhe desha t’ua bëj një pyetje rreth abdesit gjatë ciklit mujor të femrës. A është e lejuar që femra të merr abdes edhe pse është me të përmuajshmet dhe nëse po a është mbrojtje për të ai abdes?
Allahu ju shpërbleftë për mundin që e bëni për ta mirëmbajtur këtë ueb-faqe që njerëzit dhe sidomos motrat tona muslimane të lexojnë dhe të marrin mësim nga artikujt që i shkruani!


Përgjigje:

Alejkum Selam ve Rahmetullah!

Nuk mund të themi se është gjë e ndaluar që femra të merr abdes gjatë ciklit menstrual, por po ashtu nuk mund të themi se ai abdes i llogaritet. Vet marrja abdes është ibadet dhe kërkohet për të kryer ndonjë ibadet. Derisa femra është me të përmuajshmet e saj, ajo nuk mund të lexojë Kur'an nga Mus'hafi e as të falë namaz. Pasi nga ajo kanë rënë obligimet madhore si namazi nga obligimi i faljes për shkak të gjendjes së saj, atëherë abdesi dhe gjërat e tjera të ngjashme nuk i ndihmojnë gjë për të dalë nga ajo gjendje. Nga ajo gjendje dilet vetëm atëherë kur përfundon tërësisht cikli mujor dhe pastrohet femra duke marrë gusël.

Gjendja e saj nuk mund të krahasohet me gjendjen e asaj apo atij që është xhunub dhe i lejohet të merr abdes deri sa të bëhet koha e namazit, pasi ai e ka mundësinë të pastrohet në çdo kohë, kurse femra me cikël menstrual nuk e ka mundësinë të pastrohet pa i kaluar ditët e saj, sepse pastërtia e saj nuk është vetëm gusli, siç është tek xhunubi, por ndalja e rrjedhjes së gjakut, pastaj gusli.   

Allahu e di më së miri!



                                                            Muhamed Dërmaku

  
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.