MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruaja e devotshme (12) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 02 korrik 2009


Ajo nuk vesh këpucë me taka të larta, të cilat kërcasin duke ecur në rrugë.





Gruaja e devotshme qëndron në shtëpinë e saj dhe del vetëm për ndonjë nevojë dhe nuk del për të humbur kohën apo për t’u dëfryer. Nëse del, kërkon leje nga burri i saj dhe del e veshur sipas veshjes islame, nuk parfumohet, ecën rrugës me modesti, e turpshme dhe nuk e dëgjon zërin e saj në rrugë. Ajo nuk vesh këpucë me taka të larta, të cilat kërcasin duke ecur në rrugë.
Nuk ka dyshim se prej moralit të prishur është nëse gruaja del shumë shpesh nga shtëpia e saj dhe përzihet me meshkuj ose nuk del nga shtëpia sipas normave fetare (duke qenë e mbuluar me veshje islame dhe duke pasur sjellje islame).
Gruaja e cila u përmbahet rregullave të Allahut, duhet t’u përmbahet këtyre gjërave kur të dalë nga shtëpia:

1. Del nga shtëpia vetëm për ndonjë nevojë dhe nuk del për t’u argëtuar apo për ta humbur kohën, duke iu përmbajtur fjalës së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Ju është lejuar juve të dilni për nevojat tuaja.” (Pjesë e hadithit të transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.)

2. Të kërkojë leje nga burri i saj ose përgjegjësi i saj para se të dalë, kurse ajo grua e cila del nga shtëpia kur dëshiron pa e pyetur burrin e saj, është fatkeqe, e cila i krijon vetes probleme dhe fatkeqësi.

3. Të mbulohet me mbulesën islame dhe mos të dalë e zhveshur ose e veshur, mirëpo në realitet e zhveshur, duke veshur rroba të tejdukshme ose të ngushta apo të zbukuruara. Ajo nuk parfumohet para se të dalë nga shtëpia dhe nuk vesh rroba meshkujsh. Gruaja e devotshme është larg këtyre gjërave të këqija.

4. E ul shikimin e saj gjatë ecjes dhe nuk shikon andej e këndej pa nevojë, e sidomos e ul shikimin e saj ndaj meshkujve. E, nëse e kërkon nevoja të flasë me ndonjë mashkull, flet vetëm aq sa ka nevojë dhe nuk e hijeshon zërin e saj apo ta zgjasë muhabetin me të, kështu që mos të bëhet tërheqëse për ata persona që i kanë zemrat e sëmura.

5. Gjatë rrugës ecën me modesti, moral dhe e turpshme, nuk mbath këpucë të cilat kërcasin në rrugë e t’i dëgjohet zëri i këpucëve, Allahu i Lartësuar thotë: “Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre.” (En-Nur 31)



                                                     Përktheu: Eroll Nesimi



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.