MЁNYRA E ABDESIT

 
Nismėtari, Paslėnėsi - (El Mukadim, El Muehir) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e enjte. 02 korrik 2009

EL MUKADIM DHE EL MUEHIR janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar e përballë njëri-tjetrit.




Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) thoshte para se të jepte selam në namaz: “ O Allah, më fal për atë që kam nisur e për atë që kam lënë pas, për atë që kam fshehur e për atë që kam shfaqur dhe për atë që Ti di më mirë se unë! Ti je Nismëtari dhe Ti je Paslënësi, nuk ka zot pos Teje” Shënuar nga Muslimi.
EL MUKADIM DHE EL MUEHIR janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar e përballë njëri-tjetrit. Njëri prej tyre nuk i thuhet Allahut të Lartësuar, porse vetëm të shoqëruar, ngase bukuria dhe përsosmëria qëndron në bashkimin (shoqërimin) e tyre. Allahu është Nismëtar për atë që bën keq dhe Paslënës për atë që do me urtësinë e vetë.


Nisma dhe Paslënia është dy llojesh:

1. Mund të jetë kozmologjike, si përparësia e disa krijesave ndaj disa të tjerëve, ose paslënia e disa prej tyre ndaj disave, si hershmëria e shkaqeve ndaj shkaktarëve, kushteve ndaj kushtëzuesve, nisma dhe paslënia në krijim. Përcaktimi është det pa bregdet.

2. Mund të jetë sheriatike, siç i veçoi të Dërguarit ndaj krijesave, veçoi të dërguar në mesin e tyre, veçoi disa nga krijesat e veta ndaj disa të tjerëve, si: në dituri, në besim (iman), moral, vepra dhe në të gjitha vetitë e tjera dhe i la pas atë që deshi të lë pas me këto dhe e tërë kjo me urtësinë e vetë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.