MЁNYRA E ABDESIT

 
Torte e ftohtė me patate PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Alba   
e hėnė. 29 qershor 2009

Nevojiten:


- gjysmë kg patate,
- 250 ml kos i  trashë,
- spinaq (ose fletë të qepëve të reja)
- 1-2 karota,
- erëza sipas dëshirës.

Patatet i ziejmë me kripë dhe i bëjmë si pure. Shtojmë një gotë çaji qumësht të nxehtë, shtojmë spinaqin e grirë e të pastruar (ose gjethet e qepëve apo sipas dëshirës çfarë keni në shtëpi vetëm të jetë e gjelbër), karotën e grijmë në rende dhe e përziejmë me patatet. Tërë materialin e shtrijmë në tepsi katrore. Sipër e lyejmë me kosin (bëhet për t'i lëpirë gishtat nëse i hedhim pak hudhër) dhe e dekorojmë me majdanoz të thatë ose me fara të  zeza (habbetu seuda). E lëmë në frigorifer sa të ftohet. Shoqërohet me gjella që janë të lëngshme si gullash apo me sose të ndryshme, ose edhe me kifle e me çaj.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.