Shkruar nga Alba
|
e hėnė. 29 qershor 2009 |
Nevojiten:
- gjysmë kg patate, - 250 ml kos i trashë, - spinaq (ose fletë të qepëve të reja) - 1-2 karota, - erëza sipas dëshirës.
Patatet i ziejmë me kripë dhe i bëjmë si pure. Shtojmë një gotë çaji qumësht të nxehtë, shtojmë spinaqin e grirë e të pastruar (ose gjethet e qepëve apo sipas dëshirës çfarë keni në shtëpi vetëm të jetë e gjelbër), karotën e grijmë në rende dhe e përziejmë me patatet. Tërë materialin e shtrijmë në tepsi katrore. Sipër e lyejmë me kosin (bëhet për t'i lëpirë gishtat nëse i hedhim pak hudhër) dhe e dekorojmë me majdanoz të thatë ose me fara të zeza (habbetu seuda). E lëmë në frigorifer sa të ftohet. Shoqërohet me gjella që janë të lëngshme si gullash apo me sose të ndryshme, ose edhe me kifle e me çaj. |