MЁNYRA E ABDESIT

 
Kjo ėshtė dashuria PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 27 qershor 2009
 Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.





Një plakë ishte pyetur për dashurinë dhe kuptimin e saj. Ajo ishte përgjigjur:
Kur për herë të parë pata dëgjuar fjalën dashuri, isha fëmijë, e vogël dhe ma kishte thënë babai imi, i cili më përqafoi dhe më tha se të dua. Atëherë thash dashuria qenka mallëngjim, siguri, përkujdesje e ngrohtësi.  

Kur arrita moshën e pjekurisë, e gjeta një letër nën derën e shtëpisë, ma kishte dërguar një djalë nga fqinjët tanë, e cila për adresë përmbante emrin tim, kurse përmbajtja e saj ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka guxim dhe çmenduri


Kur u fejova për atë djalin e komshiut dhe u njoftova me të, fjalën e parë që ma tha ishte “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka ambicie, veprim, qëllim dhe vullnet.
  

U martova dhe të dytën ditë pas martesës, më përqafoi burri im dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka përmallim, pasion e gëzim.
  

Kaloi një vit dhe linda fëmijën e parë. Isha e lodhur shumë, e ngjitur për krevati, më erdhi burri, ma kapi dorën dhe më tha se “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka falënderim, mirënjohje, përkujdesje dhe interesim.
  

Me kalimin e viteve, mu thinjën flokët, u martuan fëmijët dhe burri duke i shikuar flokët e mija të thinjura, me buzëqeshje më tha: “të dua”. Atëherë thash dashuria qenka mëshirë dhe solidarizim.
  

U zgjat jeta dhe u mplakëm. Çdo herë burri im i respektuar më thotë “të dua” dhe them se dashuria është besnikëri, sinqeritet, përkushtim dhe dhuratë.
  

Kjo pra është dashuria, fillon e vogël dhe rritet bashkë me ne herë pas here.
Kjo është dashuria, që sa më shumë që ecim në moshë, aq më tepër zbulojmë sekretet e saj.

   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.