MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė ka parė pa shami djali i hallės, ē’tė bėj? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 20 qershor 2009
Pyetje:

Selamun alejkum!

Sot djali i hallës ka hyrë brenda dhe unë kam qenë pa shami, veç e kam përshëndetur dhe kam dalë shpejt po ai më pa. Unë isha në korridor kur ai u fut brenda pa paralajmërim, se e kanë zakon kështu të hyjnë shqiptarët pa lajmëruar fare, subnahallah! Desha t’ju pyes se a duhet të bëj diçka tash unë se, subhanAllah, u mërzita se si hyri ashtu dhe më pa pa mbulesë. Pres përgjigjen tuaj! Allahu ju shpërbleftë me Xhenetin firdeus!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Vërtet është shqetësues fakti që shumë muslimanë nuk interesohen t’i mësojnë e as nuk i praktikojnë, nëse i dinë, rregullat e ndryshme të sjelljes dhe etikës islame. Në këtë rast shqetësues është të mos-praktikuarit e rregullave të hyrjes në shtëpinë e huaj, qoftë edhe tek vëllai nga nëna dhe babai. Allahu qartë në Kur’an u drejtohet besimtarëve duke u thënë:
O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja pa marrë leje e pa i përshëndetur banuesit e tyre. Kjo është më e mira për ju. Ndoshta do t’ia vini veshin!” (Nur, 27)

Sot këtë rregull pakkush e respekton prej njerëzve të afërm të një familjeje, duke menduar se jemi të gjithë të afërm. A thua harrojnë këta njerëz se fëmijët janë edhe më të afërm për prindërit e tyre, por megjithatë duhet të marrin leje kur hyjnë në dhomën tek prindërit e tyre.
Është gjë e thjeshtë t’i bihet ziles, apo të thërritet me zë. Nuk duhet kuptuar assesi që ky formalitet është sinjal i largimit dhe distancës në mes të afërmve. Përkundrazi, duhet kuptuar si rregull islam, që krijon qetësinë e ndejës në familje dhe mirëpritjen e atij të afërmi, pasi kjo duhet të ndodhë në mënyrë të ndërsjellë. Pra, siç thërret një person kur shkon tek axha i tij p.sh., ashtu edhe axha thërret kur shkon tek ai. Nëse ky formalitet i thjeshtë i duket i vështirë njerëzve, atëherë si do të ishte gjendja për ta praktikuar pa u hidhëruar rregullin e ardhshëm në ajetin në vazhdim nga e njëjta sure, ku Allahu vazhdon e thotë:
Nëse atje nuk gjeni askënd, mos hyni derisa t’ju lejohet e, në qoftë se ju thuhet “Kthehuni”, atëherë kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e di se çfarë bëni ju.” (Nur, 28)

Është e vërtetë e pamohuar që femra ka të drejtë të qëndrojë pa shami kur është në ambientet e shtëpisë së vet. Nëse aty ka meshkuj që i ka të afërm dhe nuk i lejohet martesa me ta si: babai, vëllai, mixha etj., nuk prish punë të jetë femra pa shami. Ndërsa të tjerat që janë në ambientet e shtëpisë martesore, ku të tjerët pos burrit i ka të huaj; si kunatin, mixhën e burrit etj., nuk i lejohet të jetë pa shami.

Sido që të jetë, nuk kërkohet nga ju që të bëni diç të veçantë për t’u larguar nga ajo që ju ka ndodhur, pasi keni qenë në shtëpinë tuaj dhe nuk keni synuar që të shfaqeni pa shami me qëllim para personit që nuk ju takon të dilni e tillë. Do të kishte qenë e rrugës që fillimisht të dilni nga dhoma e ta vendoni shaminë e pastaj ta përshëndetni nga larg. Për këtë mund ta bëni një kërkim falje me “Estegfirullah” .

Për të gjitha motrat do të preferoja, që pasi injoranca tek njerëzit e afërm është e theksuar përkitazi me rregullat islame të hyrjes, shikimit, ndejës, qëndrimit etj., të qëndrojnë me shami e sidomos në dhomën e ditës apo ndejës, përderisa dera e hyrjes është e hapur, kur jemi në ambientet e shtëpive me oborr, si dhe kur është e pritshme që dikush mund të hyjë pa leje. 


                                                Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.