Shkruar nga Blerta
|
e mėrkurė. 10 qershor 2009 |
Përbërësit: -2 plazma keksa të bluar, -1 margarinë, -150 g arra të bluara, -2 çokollata për gatim, -1 pako sheqer pluhur, -5 lugë kakao. -pak ujë
Përgatitja: Plazma keksave të bluar (2 pako) ua shtojmë 150 g arra të bluara, margarinën e shkrirë dhe një pako sheqer pluhur. Këtë masë e ndajmë përgjysmë. Njërës masë ia shtojmë 1 çokollatë të shkrirë dhe 5 lugë kakao. Të dy masat vendosni 15 minuta në frigorifer për tu ftohur.
Masën me çokollatë e shtrijmë në tepsi katrore, pastaj masën e dytë.
Përmbi i qesim çokollatën e shkrirë me pak vaj. |