MЁNYRA E ABDESIT

 
Arrat PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 08 qershor 2009

Por keni parasysh se duhet të hani pak, pasi kanë kalori.





Dikur e konsideruar si mbretëresha e ëmbëlsirave, sot arrat mund të hyjnë kudo, në çdo cep të kuzhinës, nga antipastat e deri tek ëmbëlsirat, nga restorantet e deri te pastiçeritë. Specialistët e ushqimit i adhurojnë, edhe pse në çdo çast nuk harrojnë të përmendin kaloritë e shumta që përmbajnë. I konsiderojnë si ushqime të domosdoshme për një dietë të pasur dhe të ekuilibruar, sepse, sipas tyre, yndyra që ato përmbajnë është e njëjtë me atë që mund të gjendet edhe tek vaji i pastër i ullirit. Përveç yndyrave, arrat përmbajnë proteina, sheqerna e vitaminë B dhe shumë kripëra minerale: kalcium, kalium, fosfor, hekur dhe mbi të gjitha magnez.
Përveç të tjerave, këto fruta përmbajnë yndyrat omega-3.

Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. 

Por, studimet e fundit të zhvilluara në minj tregojnë se arrat mund të ndihmojnë në ruajtjen e trurit të freskët.
Me kalimin e kohës plaket edhe truri, i cili pëson shumë ndryshime në qelizat nervore.
Ndryshimet vërehen në vështirësinë për të mbajtur baraspeshën, në koordinim si dhe në të mbajturit mend.
Arrat i sigurojnë organizimit polifenole dhe substanca bioaktive të cilat zvogëlojnë numrin e qelizave të dëmtuara nervore dhe në këtë mënyrë kanë një efekt kundër plakjes së trurit.

Por keni parasysh se duhet të hani pak, pasi kanë kalori.





 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.