MЁNYRA E ABDESIT

 
60 mėnyra prej mėnyrave tė arritjes sė shpėrblimit dhe shlyerjeve tė mėkateve 3/3 PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 08 qershor 2009

Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë.




40.         Agjërimi i muajit Ramazan:
“Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të plotë dhe me parallogaritje për shpërblimin e tij, i është falur atij çka ka bërë më herët prej mëkateve.” Buhari (221/4) Muslimi (760) 

41.         Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Shevval:
Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga muaji Shevval, është sikur ta ketë agjëruar tërë vitin.” Muslimi (1164) 

42.         Agjërimi i ditës së Arefatit:
Agjërimi i ditës së Arefatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që pason.” Muslimi (1162) 

43.         Agjërimi i ditës 'Ashura':
“dhe agjërimi i ditës 'Ashura', mbështetëm tek Allahu, t'i shpaguaj mëkatet e vitit para tij.' Muslimi (1162) 

44.         Dhënia iftar agjëruesit:
“Kush i jep iftar një agjëruesi, do të këtë shpërblimin e njëjtë si të tij (agjëruesit), duke mos i pakësuar shpërblimin e agjëruesit asgjë.” Tirmidhiu (807) 

45.         Falja namaz në Natën e Kadrit:
Kush fal namaz në Natën e Kadrit me iman dhe me parallogaritje për shpërblimin e tij i është falur atij çka ka bërë prej mëkateve.” Buhari (221/4) Muslimi (1165) 

46.         Sadakaja (lëmosha):
Sadakaja shuan mëkatet ashtu siç shuan uji zjarrin.” Tirmidhij (2612) 

47.         Haxhi dhe umreja:
Umreja nga umreja e mëparshme është shlyerës i mëkateve mes tyre, dhe haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër veçse Xhenetin.” Muslimi (1349) 

48.         Veprat e mira në dhjetë ditët e Dhil Hixhxhes:
Nuk ka ditë që vepra e mirë është më e dashur tek Allahu sesa këto ditë, do të thotë sesa dhjetë ditët e Dhil Hixhxhes. Kanë thënë: 'As lufta në rrugën e Allahut o i dërguar i Allahut? Ka thënë: “As lufta në rrugën e Allahut, përveç njeriut që del vet dhe me pasurinë e tij pastaj nuk kthehet me asgjë prej kësaj.' Buhari (381/6) 

49.         Lufta (Xhihadi) në rrugën e Allahut:
Një ditë luftë në rrugën e Allahut është më e mirë sesa dynjaja dhe çka ka në të, dhe vendi i kamxhikut të njërit prej jush në Xhenet është më i mirë sesa dynjaja dhe çka ka në të.” Buhari (11/2) 

50.         Dhënia në rrugën e Allahut:
Kush e përgatit një luftëtar veçse ka luftuar, dhe kush e zëvendëson një luftëtar në familjen e tij veçse ka luftuar.” Buhari (37/2) Muslimi (1895) 

51.         Falja e namazit për të vdekurin dhe përcjellja e xhenazes:
Kush përcjell xhenazen derisa ta fal namazin për të, do ketë shpërblim sa një kirat, dhe kush e përcjell atë derisa të varroset, do t'i ketë dy kirate. I është thënë: e çka janë dy kirat o i dërguar i Allahut? Ka thënë: “sa dy kodra të mëdha me ari.” Buhari (158/3) Muslimi (945) 

52.         Ruajtja e gjuhës dhe e nderit:
Kush mi siguron mua çka ka mes dy mjekrave (mjekrës dhe mustaqeve – gojën) dhe çka ka mes dy këmbëve, unë ia siguroj Xhenetin.”  Buhari (264/11) Muslimi (265) 

53.         Vlera e thënieve 'La ilahe il-laAllah' dhe 'Subhanallahi ve bi hamdihi':
Kush thotë: 'La ilahe il-lAllahu wahdehu la sherike lehu, lehulMulku we lehulHamdu, we huwe ala kul-li shej'in Kadir.' njëqind herë në ditë, do të ketë shpërblimin e lirimit të dhjetë robërve, i shkruhen njëqind të mira dhe i shlyhen njëqind të këqija, dhe (kjo thënie) do t'i jetë atij mburojë nga shejtani në atë ditë deri në mbrëmje, dhe askush nuk do të vij më diç më të mirë se me çka ka ardhur ai, përveç atij që ka bërë këtë madhëri edhe më shumë se ai.” Dhe ka thënë (i Dërguari a.s.): “Atij që thotë: 'SubhanAllahi we bi hamdihi' njëqind herë në ditë, i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” Buhari (168/11) Muslimi (2691) 

54.         Largimi i pengesave nga rruga:
E kam parë një njeri duke u rrotulluar në Xhenet për shkak të një peme që e ka prerë nga rruga, e cila i pengonte njerëzit.” Muslimi 4745 

55.         Edukimi dhe përkujdesja ndaj vajzave (bijave):
Kush i ka tri vajza, i strehon ato (ua siguron vendbanimin), i mëshiron ato dhe përkujdeset për to, Xheneti për të është bërë obligim përgjithmonë.” Ahmedi me sened (zinxhir të transmetuesve) të mirë. 

56.         Mirësjellja ndaj kafshëve:
Vërtet një njeri ka parë një qen duke ngrenë dheun nga etja, ka marrë njeriu opingën e tij (për të nxjerrë ujë nga pusi), dhe i ka dhënë ujë me të derisa është ngopur, Allahu e ka falënderuar për këtë, dhe e ka futur atë (njeriun) në Xhenet.” Buhari 

57.         Lënia e debateve (grindjeve):
“Unë jam garantues për një shtëpi në mes të Xhenetit për atë që lë grindjen edhe nëse ka të drejtë.” Ebu Davudi 

58.         Vizita e vëllezërve për hir të Allahut:
“A doni t'ju tregoj për njerëzit e juaj që janë në Xhenet? Kanë thënë: 'Po, o i Dërguar i Allahut!' Ka thënë: “I Dërguari është në Xhenet, Ebu Bekri është në Xhenet, dhe njeriu që viziton vëllanë e tij në skaj të qytetit (shumë larg), nuk e viziton për tjetër veçse për hir të Allahut, është në Xhenet.” Taberaniu, hadithi është hasen (i mirë). 

59.         Dëgjueshmëria e gruas ndaj burrit të saj:
“Kur gruaja t'i fal pesë kohët e namazeve, ta agjërojë Ramazanin, ta ruajë nderin e saj, dhe ta dëgjoj burrin e saj, hyn prej cilës derë të Xhenetit që dëshiron.” Ibn Hiban, hadithi është i vërtetë. 

60. Të mos kërkohet nga njerëzit asgjë:
Kush më siguron mua se nuk do t'i kërkoj njerëzve asgjë,   ia siguroj atij Xhenetin.” Hadithi është në Sunene, dhe është i vërtetë.                           
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.