MЁNYRA E ABDESIT

 
Muhamedi alejhi selam me familjen dhe fėmijėt e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 07 qershor 2009


“Ai ishte në shërbim të familjes së tij derisa vinte koha e namazit, kur shkonte të falej.”





Ajshja, gruaja e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i arnonte sandalet, qepte rrobat e tij dhe sillej në shtëpi si secili prej jush që sillet në shtëpinë e tij. Ai ishte njeri,..., e milte delen dhe i kryente punët e tij të përditshme.” (Transmetuar nga Tirmidhiu)

Ajo, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjithashtu ka thënë:
“Ai arnonte rrobat e tij dhe u vinte shputa sandaleve të tij.” Ajo njëherë ishte pyetur: “Si ishte ai me familjen e tij?”, dhe ishte përgjigjur:
“Ai ishte në shërbim të familjes së tij derisa vinte koha e namazit, kur shkonte të falej.”

Ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar:
“Kurrë nuk kam parë më të mëshirshëm me fëmijët se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.” (Transmetuar nga Muslimi)

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se:
“I Dërguari i Allahut kurrë nuk e ka përçmuar asnjë ushqim; nëse i ka pëlqyer e ka ngrënë atë dhe nëse nuk i ka pëlqyer e ka lënë.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)


Marrë nga:
www.muhammad.net
Përktheu: Fexhrie Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.