MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruaja e devotshme (11) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 07 qershor 2009

Ajo nuk i përhap problemet që ka me bashkëshortin te dikush tjetër...





Gruaja e devotshme duhet të jetë e mençur dhe të ketë urtësi duke mos iu ankuar për burrin e saj askujt, as prindërve të saj. Ajo nuk i përhap problemet e shtëpisë jashtë saj dhe nëse ndonjë problem bëhet shumë i madh, atëherë shkojnë për të gjetur zgjidhje te njerëzit e dijes dhe të devotshëm. Po ashtu, gruaja e devotshme e këshillon burrin e saj me sjellje të mirë, modesti dhe me dashuri.

Gruaja e devotshme një mijë herë mendohet para se të flasë ndonjë fjalë ose para se të bëjë ndonjë punë dhe për këtë shkak nuk flet çfarëdo fjale dhe nuk bën çfarëdo pune (të keqe), gruaja e devotshme duhet të jetë e mençur dhe të flasë apo punojë me urtësi.

Si rezultat i kësaj është edhe mospërhapja e problemeve në shtëpi të tjera, edhe nëse është shtëpia e prindërve të saj. Ajo nuk i përhap problemet që ka me bashkëshortin te dikush tjetër, edhe nëse ata janë prindërit e saj, për shkak se ajo është e vetëdijshme se si t’i largojë këto probleme dhe si t’i fshehë nga të tjerët. Kurse “gruaja e marrë” është ajo grua e cila çdo ditë nxjerr nga një revistë, të cilën ua tregon prindërve, motrave apo tjetërkujt për çdo problem apo ndodhi që ka ndodhur brenda shtëpisë së saj, qofshin ato ndodhi gëzimi apo hidhërimi.
Sa e sa probleme kanë filluar mes dy bashkëshortëve për shkak të këtij veprimi të gruas e sa e sa burra ankohen për gratë e tyre për shkak të mosruajtjes së sekreteve që kanë mes tyre, saqë në disa raste kane përfunduar me shkurorëzim.

Nëse ndonjë problem merr përmasa më të mëdha dhe bëhet më serioz, saqë nuk mund ta zgjidhin vetë këtë, atëherë në këtë rast shkojnë te njerëzit e dijes dhe të devotshëm dhe nuk duhet që këto probleme të dalin te njerëzit jashtë shtëpisë, pasi nëse përhapet problem te njerëzit, ata do t’u shtojnë diçka fjalëve dhe do t’i përcjellin fjalët sipas komenteve të tyre dhe më pas kjo shtëpi do të bëhet objekt bisedash dhe komentesh për çdo hipokrit.
Dr. Nasir Omer thotë: “Përhapja e problemeve jashtë shtëpisë rezulton në vazhdimin dhe shtimin e problemeve duke ndezur edhe më shumë zjarrin në shtëpi e posaçërisht nëse këto probleme përhapen te familja e ndonjërit prej dy bashkëshortëve, për shkak se ata nuk i dinë shkaqet e problemit dhe në shumicën e rasteve e dëgjojnë shkakun e problemit nga njëra palë, që në këtë rast është i afërmi i tyre. Por problemi duhet të dëgjohet nga të dyja palët dhe në këtë rast ata gjykojnë me një gjykim të shtrembëruar e jo të drejtë dhe në disa raste i shtyn afërsia e tyre. Duke dëshiruar që ta mbrojnë djalin apo vajzën e tyre nga fajësia e atij problemi, ata edhe më shumë e shtojnë urrejtjen mes dy bashkëshortëve duke mbrojtur fëmijën e tyre dhe duke akuzuar palën tjetër.

Në shumicën e rasteve problemet që ndodhin mes bashkëshortëve janë probleme të vogla, të cilat ndodhin për shkak të ndonjë sjelljeje jo të pëlqyeshme apo diçka si kjo dhe kur i interpretohet dikujt tjetër ky problem, i interpretohet në mënyrë më të vrazhdë sesa ka qenë në realitet dhe në këtë rast dëgjuesi mendon se në të vërtetë problem qenka i madh dhe sjell komente të ndryshme, viktimë e të cilave më në fund do të jenë dy bashkëshortët.

Dhe për këtë shkak është e pëlqyeshme që të dy bashkëshortët ta këshillojnë njëri-tjetrin dhe t’ia japin besën njëri-tjetrit që mos t’i përhapin problemet e tyre te të tjerët dhe të kenë kujdes që mos të kalojë një ditë pa e zgjedhur problemin (Mukavemat Es-seadetuz-Zevxhije).

 


Përktheu: Eroll Nesimi
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.