MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė jesh fetare PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e diel. 07 qershor 2009


Të jesh një fetare sot ka përgjegjësi
e dalluar në mesin aty ku rri.
Ti je një llaf për të shumtët, muhabet i gjerë,
një botë për çudi, dukesh për të tjerë!
 
Por ty oj motër, mos të vij keq,
ti je një flori por s’e din për këtë.
Në mesin e tyre ti je më e shtrenjta,
jeta jote është një grumbull që ka veç të vërteta.
 
Ti je mis i bukur ndër ata, por s’e kuptojnë,
mrekullinë e jetës tënde, dot s’e zbulojnë
por thellë brenda tyre je shumë e veçuar,
diçka shumë të lartë të bën të dalluar!
 
Pse?! Pse?! Pse?!
pse – të nuk kanë fund për ta
mendja u rri e mbyllur
nuk e dinë se për Allah...
 
Allahu është përgjigje, për jetën e krenuar
që ke zgjedh oj motër, ti e nderuar.
 
Ti do jesh temë,
për jetë, për njerëzi,
por kujto se je krenare
e mbushur plot mirësi...
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.