Shkruar nga Albulena Bajrami
|
e diel. 07 qershor 2009 |
Të jesh një fetare sot ka përgjegjësi e dalluar në mesin aty ku rri. Ti je një llaf për të shumtët, muhabet i gjerë, një botë për çudi, dukesh për të tjerë! Por ty oj motër, mos të vij keq, ti je një flori por s’e din për këtë. Në mesin e tyre ti je më e shtrenjta, jeta jote është një grumbull që ka veç të vërteta. Ti je mis i bukur ndër ata, por s’e kuptojnë, mrekullinë e jetës tënde, dot s’e zbulojnë por thellë brenda tyre je shumë e veçuar, diçka shumë të lartë të bën të dalluar! Pse?! Pse?! Pse?! pse – të nuk kanë fund për ta mendja u rri e mbyllur nuk e dinë se për Allah... Allahu është përgjigje, për jetën e krenuar që ke zgjedh oj motër, ti e nderuar. Ti do jesh temë, për jetë, për njerëzi, por kujto se je krenare e mbushur plot mirësi... |