MЁNYRA E ABDESIT

 
‘El-fitreh’ – Natyrshmėria PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 01 qershor 2009


Natyrshmëria është dy llojesh: "E para pastron shpirtin dhe zemrën, e dyta pastron trupin"

         




Cilësi Ehli Sunetit është ndërtimi i besimit të tyre në natyrshmërinë e pastër të  njeriut. Andaj, ky besim është i lehtë, i kuptueshëm dhe i  kapshëm për çdo njeri.

Kjo natyrshmëri (fitre) në dritën e Kur’anit do të thotë: “Natyrë e njeriut me të cilën e njeh Zotin dhe e njeh Atë si të vetmin Krijues dhe si të vetmin që meriton të adhurohet.


Islami është feja e natyrshmërisë së pastër të njeriut (fitreh), feja e arsyes dhe e logjikës. Allahu ka bërë dallim mes së vërtetës dhe pavërtetësisë. Ai ka urdhëruar për tërë atë që është e mirë dhe ka ndaluar tërë atë që është e keqe. Ai ka lejuar gjërat e mira, ka ndaluar gjërat e këqija. 

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an:“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Kur’an, Rum : 30) Andaj, themi se të gjithë njerëzit lindin mbi këtë natyrshmëri të të adhuruarit Vetëm një Zot dhe mbi të rriten derisa të mos i devijojë ata nga ajo ndonjë element i humbjes apo i të keqes, siç është edukimi në ateizëm, pasimi i dëshirave, cytjet e shejtanëve, dyshimet e të devijuarve, epshet e dynjasë etj. Kështu, thotë Allahu i Madhëruar në një hadidh Kudsij: “...Unë i kam krijuar robërit e Mi të pastër (nga idhujtaria) të gjitha ata, por atyre u erdhën shejtanët dhe i bënë që ta përbuzim fenë e tyre. Ua bënë të ndaluar ata që u kisha lejuar dhe i urdhëruan ata që të më shoqërojnë Mua gjëra për të cilat nuk kam zbritur ndonjë provë a mbështetje...” (Transmeton Muslimi)

Për këtë na ka njoftuar edhe Pejgamberi alejhi selam në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejra: ‘Çdo foshnje që lind, lind mbi natyrshmërinë e të adhuruarit vetëm Një Zot, por prindërit e tij janë ata që e bëjnë çifut, të krishterë apo adhurues të zjarrit.’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Do të thotë se, po të mos ishte ndikimi i prindërve në fëmijën me lloje të ndryshme doktrinash të gabuara, ky fëmijë me natyrshmërinë e tij do të arrinte tek njohja e All-llahut.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Natyrshmëria është dy llojesh: Natyrshmëria që ka të bëjë me zemrën, e cila është njohja dhe dashuria për Allahun, dhe natyrshmëria praktike, pra cilësitë e pastërtisë së jashtme.
E para pastron shpirtin dhe zemrën, e dyta pastron trupin. Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën”.
Transmetohet nga Aishja radijallahu anha, se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Dhjetë gjërat   vijuese janë prej natyrshmërisë: Shkurtimi i mustaqeve, lëshimi i mjekrrës, përdorimi i misvakut, pastrtimi i hundës, prerja e thonjve, larja mes gishtërinjve, heqja e qimeve nga sqetullat, pastrimi i qimeve nga vendet e turpshme, shpëlarja e gojës.” (Transmeton Muslimi) 
Por, ka edhe shumë transmetime të tjera që tregojnë se janë më tepër se dhjetë.

NATYRSHMËRIA (FITREJA) E NJERIUT UDHËZON KAH EKZISTENCA E ZOTIT

Shembuj:

1. Në njeriun ekziston një shtytës që nxit vazhdimisht të vrojtohet qielli dhe krijesat në tokë dhe gjithmonë nxit të arrijë te Krijuesi i Tij. Edhe Kur`ani e ndihmon këtë shtytës: “Dhe për ata është argument (për ekzistencën e Zotit dhe për ringjalljen pas vdekjes) Toka e vdekur, të cilën Ne e ngjallim, nxjerrim prej saj drith nga i cili ata hanë. Dhe u kemi bërë kopshte hurmash e rrushi dhe burime (ujë), që të hanë nga ato fruta dhe nga çka prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë ato dhe nuk falendërojnë?!” (Jasin: 33-35);

2. Kur e sheh njeriu një pamje të bukur apo nuhat ndonjë aromë të këndshme, apo shijon diçka të shijshme, apo arrin sukses në punë a mësime, ai vetvetiu, si pa dashje, e ngritë zërin duke e përmendur Zotin me gëzim, sikur lajmërimi për gëzimin e tij s’bëhet pa e përmendur All-llahun.

3. Njeriu është afër një pune të ligë, të pamoralshme a një krimi dhe në momentin e fundit i kujtohet Zoti, gjë që e bën të ndjen një frikë dhe turp. Kjo është natyra e tij që ia bën të ditur se do të kthehet te Zoti.
 
4. Kur njeriun e rrethojnë problemet dhe e shkel zullumi e ai nuk mund të çlirohet nga kjo situatë, në errësirë e gjen vetveten se si ankohet te Zoti i vet i Lartë dhe si kthehet tek Ai.  

Me këtë që e thamë bëhet e qartë se besimi i Ehli Sunetit është besim i pastër, në të cilin lind çdo njeri dhe se devijimet e idhujtaria janë gjëra që shfaqen më vonë, nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.