MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet biseda nė msn mes gjinive tė kundėrta? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 01 qershor 2009
Pyetje:

Përshëndetje të përzemërta, komplimente për punën që po e bëni. Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij!
Desha ta bëj një pyetje, shpresoj që të marr përgjigje:
A i lejohet femrës respektivisht mashkullit të kenë vëllezër/motra në internet (msn) për qëllim të mirë (bisedë për Islamin), mirëpo me vëllezër dhe motra të panjohura? Es-selamu alejkum ve rahmetullah!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullahi ve berekatuh!

Nuk lejohet që të kontaktojë mashkulli me femër të huaj, me të cilën i lejohet martesa e as femra me mashkullin me të cilin lejohet të martohet, as në rrugë e as në MSN, as për qëllime të këqija e as për biseda rreth Islamit. Arsyetimi se biseda do të bëhet për çështje humane dhe të virtytshme, kur është në pyetje kontakti mes meshkujve dhe femrave të largët, është arsyetim i kotë, që po të shikohet me çiltëri del në pah se është mësim i shejtanit të mallkuar.

“Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim. Por, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin kështu, prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre. Lëri zemrat e atyre që nuk besojnë në Ditën e Kiametit, që të priren nga mashtrimi dhe të kënaqen me të e le të bëjnë gjynahet që kanë bërë.” (En’amë, 112 dhe 113)

Vlen të përmendet se nëse kontakti ndodh mes femrës dhe mashkullit që ka epërsi në dije (ndonjë hoxhe) dhe qëllimi është për të mësuar ndonjë dispozitë të fesë, lejohet por brenda kufijve dhe mësimeve islame që janë të njohura.

Allahu e di më së miri!



                                                          Muhamed Dërmaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.