MЁNYRA E ABDESIT

 
60 mėnyra prej mėnyrave tė arritjes sė shpėrblimit dhe shlyerjeve tė mėkateve 2/3 PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 29 maj 2009

Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë...






21.         Përkujdesja ndaj vejushës dhe skamnorit
: “Kujdestari ndaj vejushës dhe skamnorit është si muxhahidi (luftëtari) në rrugën e Allahut' dhe mendoj se ka thënë: 'dhe si falësi i namazit që nuk pushon, dhe si agjëruesi që vazhdimisht agjëron.” Buhari (366/10)

22.         Mbikëqyrja e jetimit: “Unë dhe mbikëqyrësi i jetimit do të jemi në Xhenet kështu dhe i bashkoj dy gishtat e tij, gishtin tregues dhe të mesmin.” Buhari (365/10)

23.         Abdesi: “Kush merr abdes duke e zbukuruar atë i dalin mëkatet e tij nga trupi i tij, derisa të dalin prej nën thonjve të tij.' Muslimi (245)

24.         Shehadeti (dëshmia) pas abdesit: “Kush merr abdes duke e përsosur atë pastaj thotë: 'Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Allahut, Njërit, të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij, o Allah më bëj mua prej të penduarve dhe prej të pastërve' i hapën atij dyert e Xhenetit, hyn prej cilës dëshiron.” Muslimi (234)

25.         Përsëritja pas muezinit (thirrësit të ezanit): “Kush thotë kur e dëgjon thirrjen: 'O Allah, Zot i kësaj thirrje të përsosur dhe i këtij namazi të ngritur, jepi Muhamedit vesilen (ngritje në shkallë ose pozitë të lartë) dhe mirësinë, dhe ringjalle atë në vendin e lëvdueshëm, të cilin ia ke premtuar atij! do ta kaplojë atë ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit.” Buhari (77/2)

26.         Ndërtimi i xhamive: “Kush ndërton një xhami e dëshiron me të kënaqësinë e Allahut, do t'i ndërtohet atij një e njëjtë me të në Xhenet.” Buhari (450)

27.         Sivaku (Furça e dhëmbëve)
: “Sikur të mos frikësohesha se do t'ua vështirësoja ummetit (besimtarëve) tim, do t'i urdhëroja ata me sivak për çdo namaz.” Buhari (331/2) Muslimi (252)

28.         Shkuarja në xhami: “Kush shkon në xhami herët ose në kohë tjera, Allahu ia përgatit atij një shtëpi në Xhenet sa herë që shkon herët apo në kohë tjera.” Buhari (124/2) Muslimi (669)

29.         Pesë kohët e namazit: “Nuk ka njeri musliman që e zë kohën e ndonjë namazi të obligueshëm dhe e përsos abdesin e asaj kohe, përqendrimin në të dhe përkuljen (ruku) në të, përveçse do të jetë kjo për të shpagim i mëkateve të bëra më herët-duke mos bërë mëkate të mëdha-, dhe kjo është për të tërë jetën (kohën).” Muslimi (228)

30.         Namazi i sabahut dhe i ikindisë:Kush fal namazin e sabahut dhe atë të ikindisë do të hyjë në Xhenet.” Buhari (43/2)

31.         Namazi i xhumasë: “Kush merr abdes dhe e përsos atë, pastaj vjen në xhuma dhe dëgjon e përmbahet nga të folurit, i falen mëkatet në mes kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër, dhe i ka të shtuara tri ditë.” Muslimi (857)

32.         Koha e përgjigjes në ditën e xhuma:
“Në të (ditën e xhuma) gjendet një kohë që nuk ndodh të përputhet me të robi musliman duke qenë në namaz dhe e lut Allahun për diçka, përveçse t'ia ketë dhuruar atë Allahu.”  Buhari (344/2) Muslimi (852)

33.         Namazet sunnet-nafile bashkë me namazet farz: “Nuk ka rob musliman që fal për Allahun e Madhërishëm çdo ditë dymbëdhjetë rekate vullnetare (nafile) jashtë namazeve të obliguara, e të mos ia ndërtojë Allahu atij një shtëpi në Xhenet.” Muslimi (728)

34.         Falja e dy rekateve pas bërjes së ndonjë mëkati:
“Nuk ka rob që bën ndonjë mëkat, pastaj përfill drejt pastrimin (abdesin), i fal dy rekate, dhe pastaj i kërkon Allahut falje, përveçse t'ia ketë falur Allahu.” Ebu Dawud (1521)

35.         Namazi i natës: “Namazi më i mirë pas namazeve të obliguara është namazi i natës.” Muslimi (1163)

36.         Namazi i paradites: “Për çdo asht të gishtërinjve tuaj ka sadaka, çdo tesbih (thënia: Subhanallah) është sadaka, çdo tahmid (thënia: Elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (thënia:La ilahe il-lallah) është sadaka, çdo tekbir (thënia:Allahu Ekber) është sadaka, urdhri për të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe shpërblimin e të gjitha këtyre e kanë dy rekate që falën në paradite (pas kalimit të një kohe pas lindjes së diellit e deri para drekës).” Muslimi (720)

37.         Bërja salavat (lutje) për të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të:
Kush bën salavat për mua një herë, Allahu për të ka bërë dhjetë herë.” Muslimi (384)

38.         Agjërimi: “Nuk ka asnjë rob që agjëron një ditë për hir të Allahut të Madhërishëm, përveçse ta ketë larguar Allahu atë për shkak të asaj dite nga Zjarri shtatëdhjetë vjeshta (vite).”  Buhari (35/6) Muslimi (1153)

39.         Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj: “Agjërimi i tri ditëve nga çdo muaj është (sikur) agjërimi i tërë kohës.” Buhari (192/4) Muslimi (1159)

40.         Agjërimi i muajit Ramazan: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të plotë dhe me parallogaritje për shpërblimin e tij, i është falur atij çka ka bërë më herët prej mëkateve.” Buhari (221/4) Muslimi (760)


                                         (Vazhdon)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.