MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēelėsat e pendimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Rexha   
e hėnė. 25 maj 2009

Sinqeriteti është ilaçi më i dobishëm.



Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar
Sinqeriteti është ilaçi më i dobishëm. Sa më shumë që njeriu të jetë i sinqertë ndaj Allahut dhe i sinqertë në pendim, Allahu do ta ndihmojë, do t’ia lehtësojë pendimin dhe do t’ia largojë atij pengesat nga kjo rrugë. Allahu i Lartësuar thotë për Jusufin alehjis selam: “Ashtu (e bëmë të vendosur) që të largojmë nga ai të keqen dhe të ndytën, vërtet ai ishte nga robërit tanë të zgjedhur.” (Jusuf: 24)



Mbushja e zemrës me dashuri ndaj Allahut të Lartësuar
Kjo është gjëja më e madhe që e vë në lëvizje zemrën e njeriut. Nëse zemra është e boshatisur nga dashuria ndaj Allahut të Lartësuar, gjendet në rrezik dhe do të mbizotërojnë të këqijat në të. Kur në zemër mbizotëron dashuria ndaj Allahut të Lartësuar për shkak të dijes së dobishme dhe punëve të mira kompletohet shoqërimi i kënaqësisë, shpëton nga mëkatet, i lehtësohet veprimi i punëve të mira.


Luftimi i vetvetes
Luftimi i vetvetes është një dobi e madhe, të ndihmon në largimin prej  sherrit, të nxit për të mirën. Allahu i Lartësuar thotë: “E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve.” (El Ankebut: 69)
Nëse e mbledh veten, e detyron në bindje ndaj Allahut dhe e ndalon nga mëkatet, përgëzohu me të mirë; do të vijnë të mirat, do të zbresë bereqeti, dhe ajo që ka qenë e urryer për ty dje, sot është bërë e dashur, dhe çdo gjë që ka qenë e rëndë dje për ty, sot është bërë e lehtë. Bëje të ditur se luftimi i vetvetes nuk bëhet vetëm një herë ose dy herë, por ai bëhet deri në vdekje.


Shkurtimi i shpresave dhe përkujtimi i ahiretit

Nëse e kujton se kjo dynja është e shkurtër dhe kalimtare, dhe se kjo dynja është mbjellje e ahiretit, dhe se është një mundësi për të fituar vepra të mira, e kujton xhenetin dhe begatitë e tij të përgjithmonshme, e kujton zjarrin dhe dënimin e dhembshëm, do të largohesh nga epshet dhe do të pendohesh me pendim të sinqertë, dhe do ta nxisësh veten në veprimin e veprave të mira.


Dija

Dija është dritë me të cilën ndriçohet, dija e angazhon njeriun me të gjitha të mirat dhe e largon nga çdo sherr. Njerëzit në këtë aspekt janë në grada të ndryshme. Kujdesu që të mësosh atë që të bën dobi! Prej dijes është që të dish obligueshmërinë e pendimit, vlerën dhe rregullat e tij, prej dijes është që të dish pasojat që sjellin mëkatet.
Të angazhuarit me atë që të bën dobi, largimi nga vetmia dhe nga zbrazësia.
Mosangazhimi i njeriut është shkaku i drejtpërdrejtë i devijimit. Nëse angazhohesh me atë që është e dobishme për fenë dhe dynjanë tënde do të pakësohet papunësia jote dhe nuk do të gjesh kohë për fesat. O njeri, nëse nuk e angazhon veten në atë që të bën dobi,  do të angazhohesh në atë çfarë të dëmton!


Të shoqëruarit me shoqëri të mirë
Të shoqëruarit me njerëz të mirë ngjall zemrën, zgjeron gjoksin, zhvillon mendjen, bën që t’i njohësh të metat e tua. Gjithashtu shoku i mirë ta kujton Allahun, kujdeset për ty si kur je prezent gjithashtu edhe kur nuk je. Mexhliset e hairit i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melaqet dhe zbret qetësia në to. Kujdesu që të shoqërohesh me të mirët të cilët janë të qëndrueshëm në fenë e Allahut!

Të larguarit nga shoqëria e keqeKujdes nga shoqëria e keqe sepse ta prish fenë, t’i fshehë të metat e tua, ta zbukuron të keqen dhe ta shëmton të mirën, të tërheq drejt veseve të këqija dhe të largon nga mirësia, derisa të hedhë në mëkatet e mëdha.

Frika nga përfundimi i keqKur të mendosh për veprimin e ndonjë mëkati, mendo në përfundimin tënd, frikësohu nga përfundimi i keq! Se do të kënaqesh disa çaste në këtë dynja me veprimin e të ndaluarës, por le të jetë në mendjen tënde se pasojat do të jenë shumë të rënda.

Largimi nga zakonet e këqija
Mos mendo vetëm në rehatinë se për të arritur te ajo çka është e kërkuar don mund!
Mos lejo që zemra jote të lidhet pas gjërave të kësaj dynjaje!
Pas çdo gjëje që lidhet zemra prej kënaqësive të kësaj dynjaje, përveç Allahut dhe të dërguarit të Tij, kjo është në llogari të fesë prandaj largohu prej tyre, ndërroje me diçka tjetër dhe forcoj lidhjet e tua me Zotin tënd. Të jenë Allahu dhe i dërguari i Tij më të dashur për ty se çdo gjë tjetër.

Përmirësimi i mendimeve të këqijaNëse njeriu mendimet i ka të mira, përmirësohet edhe zemra e tij; nëse mendimet e tij janë të këqija, prishet edhe zemra e tij. Ilaçi më i dobishëm është që ta angazhosh mendjen tënde në atë që të intereson e jo në atë që nuk të intereson. Të menduarit në atë që nuk të intereson është derë e çdo të keqeje. Kush rri duke menduar në atë që nuk i intereson e humb atë që i intereson, e humb atë që i bën dobi për fenë e tij. Mos lejo që shejtani të mbizotërojë në mendjen tënde, se nëse e lejon, do ta prishë mendjen tënde, pastaj do të jetë shumë vështirë që ta arrish qëllimin e duhur.

Të menduarit në dobinë e lënies së mëkateveSa herë që dëshiron të veprosh ndonjë të ndaluar, ose t’i afrohesh sherrit, mendo se nëse përpiqesh në largimin prej saj, dhe nuk iu afrohesh shkaqeve, do të forcohet zemra, do të gjesh rehati trupore, zgjerim të gjoksit, do të pakësohen brengat, mërzia, do të përmirësohet gjendja e jetesës, do të arrish dashurinë e njerëzve, do të vijë rizku nga se kujton, do të lehtësohet bindja ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, do të lehtësohet dija…etj

Të menduarit në pasojën që sjellin mëkatetSa herë që synon veprimin e diçkaje që është e ndaluar, përkujtoja vetvetes se nëse e vepron këtë haram do të privohesh prej dijes dhe riskut, do të ndiesh vetminë në zemrën tënde, mëkatet pasojnë mëkatet, dhe veprimi i mëkateve vështirëson çështjet tua: nxin fytyrën, mëkatet dobësojnë trupin, të largojnë nga bindja, ta shkurtojnë jetën, largojnë bereqetin, nxijnë zemrën dhe e ngushtojnë atë, i sjellin asaj mërzi, dhimbje dhe ngushti, e dobësojnë atë në luftimin e armikut.

Mëkatet prishin mendjen e njeriut, forcojnë dëshirën për mëkate, dobësojnë dëshirën për pendim, të kaplon mallkimi, të privojnë prej lutjes së të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, besimtarëve, melaqeve. Bëje të ditur se mëkatet shuajnë xhelozinë nga zemra jote, largojnë turpin, e dobësojnë zemrën tënde madhështinë e Allahut, bëjnë që Allahu të harrojë ty, të fusin trishtim në zemrën tënde, largojnë sigurinë prej saj. Mendoje këtë para se të veprosh atë çfarë e ka ndaluar Allahu i Lartësuar!

Turpi
Turpi është një cilësi e mirë e cila gjendet te njeriu. Kur njeriu ka turp nuk vepron vetëm se të mirën. Turpi më i madh është që të turpërohesh nga Allahu i Lartësuar, duke vepruar atë që e ka urdhëruar Ai dhe duke u përmbajtur nga ajo që Ai e ka ndaluar.  

Pastrimi i shpirtit
Pastroje dhe përmirësoje shpirtin tënd me vepra të mira dhe dije të dobishme, veproj të urdhëruarat dhe largohu nga të ndaluarat! Kur vepron një urdhër, kjo do të thotë se ke dalë fitimtar ndaj vetvetes, je liruar nga një lidhje, dhe sa herë që ta thyesh një lidhje do të përparosh përpara një hap, e mira gjithmonë e mbjell të mirën.

Lutja
Lutja është ndër shkaqet kryesore dhe ndër ilaçet më të dobishme. Duaja është armiku  i belave, i largon dhe i kuron ato, dhe ndalon zbritjen e tyre, e nëse bien i pakëson ato.
Lute Allahun e Lartësuar që ta mundësojë të pendohesh me një pendim të sinqertë! Lute që ta ripërtërijë imanin (besimin) në zemrën tënde!

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.