MЁNYRA E ABDESIT

 
60 mėnyra prej mėnyrave tė arritjes sė shpėrblimit dhe shlyerjeve tė mėkateve (1/3) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 18 maj 2009

Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë...   


Falënderimi absolut i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të nderuarin e të dërguarve Muhamedin, mbi familjen e tij, shokët e ti dhe mbi gjithë ata që me sinqeritet e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Kjo është një shkresë drejtuar çdo muslimani që adhuron Allahun dhe nuk i bën shok Atij asgjë, përderisa qëllimi kryesor për çdo musliman është që të dal nga kjo botë kur Allahu veçse ia ka falur të gjitha mëkatet, e as që e pyet Allahu për to në Ditën e Kiametit, dhe ta fus atë në Xhenetet e begatshme përgjithmonë duke mos dalë prej tyre kurrë. Në këtë shkresë të shkurtër do t'i përmendim disa vepra të cilat shlyejnë mëkatet dhe në të cilat ka shpërblim të madh të nxjerra nga hadithe të vërteta të Dërguarit, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të. Lusim Allahun, të Gjallin, të Përjetshmin, që nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Tij, që t'i pranojë veprat tona, padyshim Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdijshmi!
Në vijim po i përmendi disa mënyra të dobishme të nxjerra nga hadithe të Dërguarit, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të, që mundësojnë arritjen e shpërblimit dhe shlyerjen e mëkateve:

1.  Pendimi: “Kush pendohet para se të lind Dielli nga perëndimi i tij, Allahu ka pranuar pendimin e tij (ia ka falur mëkatet)” Muslimi (2703) “      Vërtet Allahu azze ve xhel-le ia pranon pendimin e robit derisa mos të gargaris (gulfat nga vdekja - t'i vij vdekja në fyt).


2.  Dalja për të kërkuar diturinë: “Kush merr ndonjë rrugë për të kërkuar dije, Allahu do t'ia lehtësoj atij rrugën për në Xhenet” Muslimi (2699)


3.  Të përmendurit e Allahut të Madhërishëm: “A t'ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më e pastra tek Sunduesi i juaj, dhe më e larta në shkallët e shpërblimeve tuaja; më e mirë për ju sesa dhënia e arit dhe argjendit, dhe më e mirë për ju sesa ta takoni armikun tuaj e t'ua rrihni qafat e tyre (t'i luftoni ata) dhe t'ua rrahin qafat tuaja (t'ju luftojnë juve)? Thanë: Po. Tha: të përmendurit e Allahut të Madhërishëm” Tirmidhiu (3347)


4.  Shëmbëlltyra në vepra të mira dhe udhëzimi për në të mirë: “Çdo vepër e mirë është sadaka (lëmosh-bamirësi), dhe udhëzuesi në të mirë është si vepruesi i saj” Buhariu(374/10) dhe Muslimi (1005)


5.  Vlera e thirrjes tek Allahu: “Kush thërret në udhëzim do të ketë shpërblim sikurse shpërblimet e atyre që e pasojnë atë duke mos i pakësuar kjo asgjë prej shpërblimeve të tyre.” Muslimi (2674)


6.  Urdhërimi për në veprat e mira dhe ndalimi nga veprat e këqija: “Kush sheh prej jush një vepër të keqe le ta ndalojë (ndryshojë) atë me dorën e tij, nëse nuk mund le ta bëj këtë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund le ta bëj këtë me zemrën e tij, por ky është imani më i dobët” Muslimi (49)

7.  Leximi i Kur'anit Fisnik dhe këndimi i tij: “Lexoni Kur'anin se vërtet ai vjen Ditën e Gjykimit ndërmjetësues për lexuesit e tij.” Muslimi (804)

8.  Studimi i Kur'anit dhe mësimi i tij të tjerëve: “Më i miri prej jush është ai që mëson Kur'anin dhe ua mëson atë të tjerëve.” Buhari (66/9)

9.  Selami (përshëndetja me selam): “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A t'ju tregoj për diçka që nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapeni selamin mes jush.”  Muslimi (54)


10.   Dashuria për hir të Allahut: “Vërtet Allahu i Madhërishëm thotë në Ditën e Gjykimit: 'Ku janë ata që donin njëri-tjetrin për hir të madhërisë sime, sot do t'i fus ata në hijen Time, ditën kur nuk ka hije tjetër përveç hijes Sime”' Muslimi (2566)

11.   Vizita e të sëmurit: “Nuk ka asnjë musliman që viziton një musliman të sëmur herët në mëngjes përveçse të lutën për të shtatëdhjetëmijë melekë (melaqe, engjëj) deri në mbrëmje, e nëse e viziton atë në mbrëmje lutën për të shtatëdhjetëmijë engjëj deri në agim, dhe do ta ketë një kopsht në Xhenet.” Tirmidhij (969)


12.  Ndihma e njerëzve në fe: “Kush ia lehtëson vështirësitë atij që është në vështirësi, Allahu do t'ia lehtësoj atij në këtë botë dhe në botën tjetër (Ahiret).” Muslimi (2699)


13.  Mbulimi i veprave të këqija të njerëzve: “Nuk ia mbulon robi ndonjë të keqe robit tjetër në këtë botë, përveçse ia ka mbuluar atij Allahu në Ditën e Gjykimit.” Muslimi (2590)


14.  Mbajtja e lidhjeve farefisnore: “Farefisi është i lidhur për Arshin (Fronin) e Allahut dhe thotë: 'Kush i mbanë lidhjet me mua i mbanë lidhjet me të Allahu, dhe kush i shkëput lidhjet e mia, i ka shkëputur lidhjet me të Allahu.”  Buhari (350/10) Muslimi (2555)


15.  Morali i mirë: “Është pyetur i Dërguari i Allahut, lavdërimi e shpëtimi i Allahut qofshin mbi më të, për atë se çka do t'i fus njerëzit më së shumti në Xhenet. Ka thënë: 'Frikë-respekti ndaj Allahut dhe morali i mirë.” Tirmidhij (2003)

16.  Sinqeriteti: “Përmbajeni gjithnjë sinqeritetin se vërtet sinqeriteti shpie në mirësi, dhe vërtet mirësia shpie në Xhenet.” Buhari (423/10) Muslimi (2607)

17.  Përmbajtja e hidhërimit: “Kush përmbahet në hidhërim duke pasur mundësi të shfryhet nga ai, Allahu do ta thërras atë në krye të krijesave Ditën e Gjykimit duke i dhënë mundësi të zgjedh prej hyrive (bukurosheve të Xhenetit) çka të dojë.” Tirmidhij (2022)


18.  Shpagimi i ndejës: “Kush ulet në ndonjë ndejë dhe e tepron me fjalë, pastaj para se të ngitet nga ajo ndejë thotë: 'I lartësuar je Ti o Allah dhe falënderimi të takon Ty, dëshmoj se nuk ka zot tjetër që meriton adhurim përveç Teje, kërkoj falje dhe pendohem tek Ti.' Veçse i është falur atij çka ka bërë në atë ndej(tubim).” Tirmidhij (153/3)


19.  Durimi: “Nuk e godet muslimanin asnjë lodhje, asnjë sëmundje, asnjë shqetësim, asnjë trishtim, asnjë vuajtje, dhe asnjë mjerim, bile asnjë therë që therët prej saj e që mos t'i fal Allahu me të prej mëkateve të tij.” Buhari(91/10)


20.  Mirësia ndaj prindërve: “I nënçmuar qoftë, i nënçmuar qoftë, dhe i nënçmuar qoftë! Është thënë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: Kushdo që ka zënë prindërit e tij në pleqëri njërin prej tyre ose dytë pastaj nuk hyn në Xhenet.” (d.m.th. nuk e shfrytëzon këtë rast për të hyrë në Xhenet duke u kujdesur, respektuar dhe ndihmuar prindërit. Sh.p.) Muslimi (2551)


                                                               (vazhdon)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.