MЁNYRA E ABDESIT

 
Leximi i Kur'anit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 05 dhjetor 2006

Prej shkaqeve dhe arsyeve të arritjes së dashurisë së All-llahut është leximi i Kur’anit me vëmendje dhe përkushtim duke medituar në çdo ajet prej ajeteve të tij (Kur’anit). Fjala e Allahut është përkujtimi më i mirë. Zoti ia ka zbritur shërbyesve të Tij si udhërrefyes.
Ai është ilaç për çdo sëmundje. Të kujtuarit më i mirë i Allahut është të mësuarit e Kur’anit. Kjo ngase Kur’ani është fjalë e Allahut dhe ngase në vete përmban ilaç për zemrën siç thuhet  në Kur’an në kaptinën El-Isra: “
Ne të zbresim Kur’anin, që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”.  Kjo do të thotë se Kur’ani është shërim e mëshirë. I vobekti që nuk ka fituar asgjë është ai që nuk mjekohet me librin e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “… Thuaj: Ai është për besimtarët udhëzues dhe shërues…” (Fussilet: 44).
Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “
O ju njerëz, juve ju erdhi nga Zoti juaj këshillë (Kur’ani) dhe shërim i asaj që gjendet në krahërorët tuaj (në zemra)”. (Junus: 58)
Kur’ani është shërim i plotë për të gjitha sëmundjet e zemrës, të trupit, të kësaj bote dhe të Ahiretit. E si të mos pastrohet zemra e besimtarit me leximin e Kur’anit, apo mos vallë  ngurtësia e zemrave tona ia kalon ngurtësisë së maleve dhe tokës? Allahu na ruajtë.
Ibnu Kajimi thotë: “Si mund t’i rezistojnë sëmundjet fjalës së Zotit të tokës dhe të qiellit, (fjalë) e cila po të zbriste mbi male do t’i çante, ose sikur të zbriste në tokë do ta coptonte?!”
Nuk ka ndonjë sëmundje të zemrës dhe të trupit që nuk gjendet në Kur’an dhe mënyra dhe rruga që trgon për ilaçin e saj, shkakun e asaj sëmundje dhe mënyrën e të ruajturit nga ajo. Kjo është e mundshme për atë që All-llahu e ka bërë të aftë të kuptojë librin e Tij.
Ai që mediton thellë mbi librin e All-llahut gjen në të përfundimin e të padrejtëve, tiranëve dhe të smirëkëqinjve, sikurse gjen edhe përfundimin e të devotshmëve. Gjithashtu i gjen cilësitë e ftuesve të sinqertë, të cilët i kishin zemrat e pastra nga urrejtja dhe smira. Kushdo që e lexon Kur’anin me sinqeritet do të gjejë udhëzim dhe dritë, sepse ai në vetveten e tij e ka udhëzimin.
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Gjëja e parë që duhet të ketë ndërmend lexuesi i Kur’anit kur të fillojë ta lexojë Kur’anin duhet të mendojë se po dialogun dhe po komunikon me All-llahun.
Pra, motër e dashur, mendo! All-llahu i Madhërishëm dha miratim që me Të, të bisedosh. Dije se me këtë ta ka dhënë fshehtësinë e dashurisë së Vet, kurse Kur’ani është argument i dashurisë së Tij. Kështu, një as’hab i Pejgamberit alejhi selam ka fituar dashurinë e Allahut me leximin e vetëm një sureje me të kuptuar të drejtë dhe me dashuri ndaj saj. Është kjo surja El-Ihlas në të cilën përmenden cilësitë e larta të Madhëruesit. Ai këtë sure e përsëriste në të gjitha namazet. Kur e pyetën për këtë, ai u përgjigj: “Sepse ajo është cilësi e Madhëruesit dhe unë dua ta lexoj”. Atëherë i Dërguari i Allahut tha: “Lajmërone se All-llahu e do atë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Abdullah Ibn Mes’udi radijall-llahu anhu ka thënë: “Kush dashuron Kur’anin, ai e do All-llahun dhe të Dërguarin e Tij”.
Nuk ka dyshim se një nga argumentet më të mëdha të dashurisë ndaj Kur’anit është përpjekja për të kuptuar domethëniet e tij dhe të menduarit për të, ashtu siç janë argumente të dobësisë dhe të mosekzistimit të asaj dashurie, largimi nga të menduarit për të dhe ikja nga depërtimi në domethëniet e tij. Allahu i Madhërishëm, duke qortuar dyfytyrëshat për shkak të mos menduarit e tyre për Kur’anin thotë: A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kur’anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të  shumë kundërshtime”. (En-Nisa: 82)
Zemra e munafikut (dyfytyrëshit) është e sëmurë nga ëndjet dhe dyshimet dhe ato largojnë nga të menduarit dhe nga kërkimi i udhëzimit nga Allahu. Allahu i Madhërishëm thotë: “Në zemrat e tyre kanë sëmundje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm.” (El-Bekare: 10)
Ushqimin e imanit e forcon dhe e pastron zemra. Ajo e merr nga Kur’ani.
Nga Osman b. Affani radijallahu anhu trensmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që  mëson Kur’anin dhe këtë ia mëson të tjerëve.”
Nga Aisha radijallahu anha transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Ai që mëson Kur’anin e ka prirje për këtë është në shoqëri (të melekëve) qatipëve, të ndershëm, të besueshëm, ndërsa ai që e mëson Kur’anin ndërsa në mësim ngecë ngase e ka vështirë ta shqiptojë, do të ketë shpërblim të dyfishtë”.
Nga Ebu Umama el-Bahilija radijallahu anhu treansmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Mësojeni Kur’anin, ngase në ditën e gjykimit do të jetë mbrojtës i atyre që e kanë mësuar”.
Nga Abdullah b. Amri transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Kush e mëson (lexon) një shkronjë nga Libri i Allahut, do t’i shënohet një vepër e mirë se elif-lam-mim është fjalë, por që elif është në vete, lam është fjalë në vete dhe mim është fjalë në vete”.                                                                                                          
Kuran, dhe nëse del se e don Kur’anin, ta dijë se e don edhe Allahun, ngase Kur’ani është fjalë e Allahut”.
Allahu e mbron atë që kapet pas Kur’anit, shpëton atë që e pason Kur’anin dhe ai që thërret tek ai udhëzohet në rrugën e drejtë.

Përgatiti: Blerta Shaqiri

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.