MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshilla Motrės Muslimane PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ali ibėn Hasen el Halebi   
e shtunė. 16 maj 2009

Motër: Këto janë fjalë të qarta, fjalë këshilla të sinqerta, kujdes nga miqtë e shejtanit...  





Me të vërtetë falënderimi absolut i takon vetëm Allahut, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë, paqja  dhe mëshira qoftë mbi të dashurin, të dërguarin e Tij, Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, shokët e tij në përgjithësi dhe në vazhdim:

Motër muslimane, në çdo vend Es-selamu alejkum ve Rametullahi ve berekatuhu!

Dije motër për Allahun se ti je e barabartë me meshkujt dhe njësoj si ta, je pjesë e ndërtesës njerëzore në përgjithësi, ti je Nënë, grua, motër, hallë, teze, mbesë, gjyshe, për ty Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Pa dyshim se gratë dhe burrat janë të njëjtë (në dispozita).  Sahih el xhami 2329

Pastaj ti –motër muslimane- i takon  ummetit shumë të dashur dhe madhor,  e që është ummeti islam, që në faqen e tokës nuk ka ummet që i ngjason, që lindi trima, udhëheqës, burra, njerëz meritorë dhe çlirimtarë.

Para kësaj themi se ummeti yt është ummet i udhëzimit dhe këshillave, fe e përsosur , është ummet që Allahu e bëri nga ummetet më të mira që ka nxjerr për njerëzit që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, udhëheqin njerëzimin në mirësi dhe drejtësi, duke i larguar njerëzit nga adhurimi i krijesave në adhurimin e Krijuesit të vetëm të krijesave, nga kolapsi i dynjasë në lumturinë e dynjasë dhe ahiretit, nga padrejtësitë e feve në drejtësinë e Islamit.
S’ka dyshim se gratë e para të këtij ummeti ishin prijatare që ky ummet mori meritat dhe pozitat e larta.
Dije –motër e nderuar- se Allahu i Lartësuar të gradoi me pozita, mandate dhe nderime të larta, Allahu në Kuran thotë:
“ Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë.”  Tevbe 71.

E nderuar motër Allahu ka bërë legjitime për ty rregulla, të ka dhënë cilësi dhe veçori që të përgjigjen ty, i përshtaten natyrës tënde ku thotë Allahu në Kuran:
“A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” El mulk 14

Motër e nderuar, je e thirrur të rikthehesh tek Allahu, t’i përmbahesh fesë së tij, të pasosh sunnetin e pastër autentik  dhe gjithë këtë me sinqeritet duke ia atribuuar ummetit islam, me mund dhe sakrificë në fortifikimin e gjeneratës së pastër Islame dhe udhëzuese, që ringjall dritën e islamin mbi supet e tyre. !!

Motër, s’ka dyshim se armiqtë e islamit kudo që janë qëllimi i tyre final është të largojnë ty nga detyra jote  e pastër parësore në shërbim të fesë dhe ndërtimit të ummetit, i shohim ata që paraqesin mashtrimet të prekshme të kësaj bote, duke i zbukuruar ato me margaritarë dhe modele të ndryshme, të gjitha këto të përgatitura nga kurthet e mohueseve, pastaj thirrje të pambaruara, epshe të shumta duke garuar me to.

Pastaj i shohim këta keqbërës duke ndezur zjarrin e armiqësisë dhe urrejtjes mes teje dhe burrit tënd, ti tek ata je vajzë e shtypur, grua  keqbërëse, nënë e pavlerë, motër e shuar !!  Ndërsa burrat në mendjen e tyre janë keqbërësit e mëdhenj, dyfytyrëshit dhe tiranët mizorë.

Të gjitha këto shprehje janë luftë e hapur ndaj teje që ti pastaj të bëhesh mendjemadhe ndaj vëllait, të kundërshtosh burrin tënd !Pastaj shohim këta endacak nuk ndalen në këtë, po ndryshojnë kuptimet dhe keqinterpretojnë realitetet,  duke e shantazhuar gruan të zhvishet nga petku i rregullave të islamit dhe kufizimet e tij, duke ia veshur frikërespektin ndaj Allahut dhe çiltërinë ndaj tij, si pengës të civilizimit, ndërsa mbulesën si pengës të mendjes dhe meditimit!
Namazi dhe agjërimi si gjëra të kota dhe humbje kohe !! Respektimin e burrit si nënçmim dhe poshtërim!!

Motër: S’ka dyshim se ata janë ujqit e egër duan nga ti të jesh lodër në duart e tyre në të gjitha vendet: Zyre, rrugë, në çdo vend të shfrenimit duke të zhveshur petkun e fesë, moralit, dhe krenarisë tënde.

Të duan ty pa ligje të pastra të islamit, pos ligjin e tekeve të tyre, epshet e përçmuara dhe parimet infektuese..

Ata janë pasues të parëve të tyre  femohuesve, ku tek ta femra ishte objekt padrejtësie, humbëse, banale tregti e lirë, jashtë pretendimeve të tyre në drejtësinë gjinore … e çfarë barazie gjinore kjo ?! S’ka dyshim se kjo është barazi e nënçmimit, rënie dhe poshtërim.

Motër: A nuk po shikon si femrat sikur ti, që zhveshën petkun e thjeshtësisë dhe modestisë, duke vrapuar pas epsheve, duke pasuar mashtrimet e të humburve !! Cili ishte përfundimi ? Cilat ishin dobitë e tyre?

Motër: Krenohu me fenë tënde, e cila është lavdia jote, lavdia e baballarëve dhe gjyshërve tu, bëhu shëmbëlltyrë e djemve dhe vajzave tua, vëllezërve dhe motrave tua, familjes dhe fqinjëve tu, bëhu e sinqertë duke iu referuar ummetit tënd të lavdishëm e të nderuar duke ditur se dëlirësia dhe nderi gjendet tek secili që ka ambicie islame, edhe nëse thërrasin pretenduesit me emra të kotë si (dashuri), (liri), (barazi) !!!

Të jesh e bindur motër e nderuar se lumturia e përjetshme është duke qenë vajzë respektuese dhe e ndershme, grua besnike dhe bujare, nënë e  devotshme dhe me vlerë, e gjithë kjo është e mbështjellë me realitet dhe mirëshikuar me dritën e besimit !!

Dije motër e nderuar se Namazi është shtylla e fesë ajo që dallon mes muslimanit dhe femohuesit, ramazani është shtyllë, lëmosha është gjëja kryesore që përmes saj Allahu shlyen mëkatet!!
Dije motër e nderuar se  ato të zhveshurat  që cilat hoqën petkun e turpit duke veshur petkun e civilizimit të modernizuar, nuk do të hynë në xhenet e as nuk do ta nuhatin erën e tij !!

Mësoje dhe mësoja të tjerave që i njeh motër e nderuar; se mbulesa islame ka edhe kushte prej tyre:
1.  Të jetë mbulues e tërë trupit (ajo që po e veshin disa muslimane  duke shkurtuar hixhabin e tyre deri mbi nyejt e këmbës s’ka të bëjë me realitetin e hixhabit islam),përveç duarve dhe fytyrës.
2.    Të mos jetë për zbukurim.
3.     Të mos jetë për famë dhe pozitë.
4.     Të mos jetë objekt i shikimit.
5.     Të mos jetë i ngushtë që paraqet trupin.
6.     Të mos jetë i tejdukshëm që tregon se çka ka poshtë saj.
7.     Të mos jetë i parfumuar.
8.     Të mos jetë i ngjashëm me rrobat e mosbesimtarëve.
9.     Të mos u përngjaj rrobave të meshkujve !!



Fjala përfundimtare:

I drejtohem gruas në përgjithësi, në vendin tonë musliman duke i thënë:

Kujdes të zhytesh në hendekun e përkeqësimit, në të cilin gjendet femra në vendet e kufrit, ku nuk gjen atje fe’ që mbron të drejtat e saj, ndërsa femra në vendet islame nuk ka arsyetim,  Allahu fenë e mbron nga të gjithë ata  që dëshirojnë të shkelin të drejtat e tyre !!
Nuk duam që gruaja në vendet tona të jetë objekt i lojës çka do që t’i thuhet, të veshë çdo rrobë që i ofrohet , të shkoj pas çdo thirrësi djallëzor, duke vrapuar pas çdo epshi !!

Dëshirojmë që femra të ketë pozitë të shkëlqyer si në: Besim, mendim, moral, etikë, veshje dhe në të gjitha poret e jetës !!

Besim: E që është shtylla kryesore e fesë tonë të pastër, të keni kujdes o ju gra nga ajo që e kundërshton këtë, si kërkimi nga ndonjë pejgamber pos Allahut, apo njeri të mbërrimë, apo të devotshëm, apo betim në tjetër kënd pos Allahut, apo zotim a prerje kurban për dikën pos Allahut, apo shkuarje tek falltarët apo shkrimin e hajmalive dhe stërhollimeve që të nxjerrin nga feja, apo gjëra të ngjashme që të nxjerrin nga feja dhe të çojnë në humbje.


Përmbledhje e shkurtë:

Dëshirojmë femër muslimane që peshon gjërat me peshoren e Islamit, e shikon jetën në dritaren e Kuranit duke e shikuar nga këndvështrimi i dynjasë përball ahiretit, e cila merr Islamin si rrugë të udhëzimit, dhe sunnetin e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, si model dhe mostër te vetin.

Kjo është grua që dëshirojmë e cila ka mundësi të realizoj shumëçka  të dobishme në këtë jetë, për veten dhe për të tjerët !!

Motër: Kjo që ke në duar është vetëm përkujtim dhe furnizim për ballafaqimin e gjatë apo të shkurtër, e që fundi i tij është vdekja, pastaj varr, e kush është nga banoret e Xhenetit i zgjerohet varri deri në 70-të krahë, duke u mbushur me gjelbërime deri në ditën e ringjalljes, e kush është nga banoret e zjarrit goditet me një çekan prej hekuri, i ngushtohet atij varri, derisa të thyhen eshtrat e tij !!

Pastaj ringjallja !! qëndrimi para Allahut, pastaj llogaritja dhe shpërblimi !! drejt vendit të përjetshëm, Xheneti hapësira e tij sa hapësira e qiellit dhe tokës apo xhehenemi i nxirë, i acartë dhe i ndezshëm.

“ E kush shmanget zjarrit e futet në Xhenet, ai ka arritur shpëtim.” Ali Imran 185.

Motër: Këto janë fjalë të qarta, fjalë këshilla të sinqerta, kujdes nga miqtë e shejtanit, ushtrisë së Iblisit, ata që dëshirojnë shfrenimin dhe devijimin tënd, bëhu pjesë e të devotshmëve të Allahut, burimore e të mirave dhe të këndshmëve, dije se pozita jote në ngritjen dhe fortifikimin e ummeti është madhore, andaj ngrihu për këtë obligim, duke mos qenë objekt i shkatërrimit dhe fatkeqësive, por bëhu prodhuese e krenarisë dhe lumturisë !

Kthehu tek dy shpalljet, Libri i Allahut, dhe Sunneti i të Dërguarit të tij, që të fitojmë dy jetët, këtë botë dhe ahiretin.
Kërkoj nga ju motra të nderuara mos të më harroni në lutjet e juaja..


Hadithe Pejgamberike dhe thënie dijetarësh

Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur me të- thotë se Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “ Nëse gruaja fal pesë kohët e namazit, agjëron muajin e ramazanit, e mbron nderin e saj, respekton burrin, i thuhet asaj: Hy në Xhenet nga cilado derë që dëshiron.” Sahih el xhami 674.

Ibën Amër  -Allahu qoftë i kënaqur me të- thotë se Muhamedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “ Kjo botë është pasuri, e pasuria më e mirë e kësaj bote është gruaja e sinqertë.” Sahih el Xhami 3407

Fjalë ndriçuese:

Çështja e gruas është çështje e çdo babe dhe biri, derisa në këtë botë ka babë dhe bir, patjetër që ka edhe respektim të thellë ndaj pozitës së gruas, ndërsa ata që nuk bëjnë dallime mes dinjitetit dhe modestisë, pa dyshim se janë të fundosur në dyshime të pambaruara. ( Mustafa es Sibai)

E nderuara motër:
Ti je gjysma e Ummetit, derisa ti lind edhe gjysmën tjetër, pra ti je Ummeti i plotë. (Muhamed Ismail el Mukaddem).



                                           Përktheu: Unejs Murati 
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.