MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė kapurit pėr Kur’an dhe Sunet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 13 maj 2009

‘ Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, t’ju dojë Allahu’



Puna e parë që duhet ta dijë njeriu është: pse është krijuar, për çka ka ardhur në këtë botë,  ta dijë se një ditë ka me dhënë llogari para Allahut dhe për këtë arsye Allahu ka dërguar pejgamberë, ka shpallur libra, për këtë janë krijuar xheneti dhe zjarri (xhehenemi), për këtë arsye njeriu do të ringjallet, do të dalë para Allahut dhe do të japë llogari, do të vendoset mizani-peshorja dhe do të shpërblehet secili njeri me atë që ka punuar.

Motra muslimane!

Për ta adhuruar Allahun xhele shanehu duhet plotësuar dy kushte e ato janë:

1. Nijetin -qëllimin ta kemi të pastër, vetëm për Allahun xhele shanehu d.m.th. që fjala, vepra dhe puna jonë të jenë vetëm e vetëm për Allahun xhele shanehu dhe për askënd tjetër. Allahu thotë në Kur`an, në Suren Bejjineh: ''Dhe nuk u urdhëruat për tjetër vetëm që ta adhuroni Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij''.

2. Ndërsa kushti i dytë është që veprën-punën që dëshirojmë ta bëjmë të jetë në pajtim me sheriatin-ligjin e Allahut xhele shanehu d.m.th. ashtu qysh Allahu e ka zbritur sheriatin e tij, ligjin e tij, Kur`anin e tij, ne të veprojmë. Ashtu sepse po të mos jetë vepra jonë në pajtim me sheriatin e Allahut xhele shanehu  atëherë ajo nuk pranohet.

Pejgamberi, alejhis selam, para se të kalojë në botën tjetër ua la amanet muslimanëve deri në Ditën e Kiametit dy gjëra: Kur`anin dhe Sunetin.

Nëse ne kapemi për këto dy gjëra atëherë kurrë nuk do të jemi të dobët, as të humbur, as të demoralizuar, as të pa shpresë, por do të jemi fitimtarë, do të jemi të parët, do të jemi fitimtarë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Për këtë arsye myslimanët shkuan nëpër tërë botën duke e përhapur Islamin, fenë e Allahut, aq sa Harun Reshidi iu thoshte reve: “O ju re, shkoni kah të shkoni se shiun do ta lëshoni në tokat tona”.
Kjo tregon për gjerësinë e shtetit të tyre. A thua pse? Sepse ata punuan me Kur`an natë e ditë, në çdo moment, në çdo vend, vetëm e vetëm që fjala e Allahut të jetë më e larta. Kjo argumenton se nëse kapesh për fenë e Allahut kurrë nuk do të jesh i humbur.

Për këtë Allahu thotë në Kur`an, në ajetin 256 të sures Bekare:
“S`ka dhunë në fe. Kush e mohon Tagutin (çdo send që adhurohet përveç Allahut quhet Tagut) dhe beson në Allahun ai është kapur në lidhjen më të fortë, e cila nuk ka shkëputje”.

Domosdoshmëria e kësaj cilësie

Kjo veçori, për posedimin e së cilës pretendojnë thuajse të gjitha grupet, nuk është diç e natyrës vullnetare. Përkundrazi, është cilësi e domosdoshme, domosdoshmëria e së cilës shfaqet përmes tri pikave të mëposhtme:


a) Argumentet e shumta nxitëse, në Kur’an dhe Sunet 
 
Në Kur’an përmenden shumë ajete të cilat nxisin dhe inkurajojnë për pasimin e sunetit të Pejgamberit alejhi selam dhe shumë të tjera që tërheqin vërejtjen për moskundërshtimin e tij, disa prej të cilave janë të cekura më poshtë. 
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an:

“Po a nuk u mjaftoi atyre që Ne ta shpallëm librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo është dhuratë e përkujtim për njerëzit që duan të besojnë”. (Kur’an, Ankebut : 51) 
“Dhe se kjo është rruga Ime e drejtë, pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” (Kur’an, En’am: 153)


“Thuaj: ‘Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët! ” (Kur’an, Ali Imran : 32) 
“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Kur’an, Huxhurat : 1)


“Thuaj: ‘Bindjuni All-llahut dhe bindjunu të Dërguarit!’ Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.”
(Kur’an, Nur : 54) 
“Merreni atë që i Dërguari ju jep, dhe përmbajuni nga ajo të cilën ai ua ka ndaluar.” (Kur’an, Hashr : 9) 
“...kush e pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen”. (Kur’an, Bekare : 38) 
“O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.” (Kur’an, Enfal : 24)


“Thuaj: ‘Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.”
(Kur’an, Ali Imran : 31) 

Ibn Kethiri në tefsirin e këtij ajeti thotë: “Ky ajet i nderuar gjykon se çdo person që pretendon dashurinë e Allahut kur ai nuk është në rrugën e Muhamedin alejhi selam, realisht është gënjeshtarë, derisa të pasojë Sheriatin dhe fenë e tij në të gjitha fjalët dhe veprat, siç pohohet në hadithin e saktë nga i Dërguari sallallahu alejhi ue selem, i cili ka thënë: ‘Kush punon ndonjë punë që nuk është prej fesë sonë, ajo është e refuzuar.’
Prandaj Allahu thotë: ‘ Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, t’ju dojë Allahu’, d.m.th të arrini më shumë se sa dashuria e juaj për Allahun, të cilën e synuat, e ajo është dashuria e Allahut ndaj jush. Kjo e fundit është më e madhe se e para, sikurse kanë thënë disa dijetarë të urtë: ‘Nuk është arritje të duash, po arritje është të të duan”. 

Poashtu, Hasan El-Basriu dhe disa selefë të tjerë, për këtë ajet kanë thënë: ‘Disa njerëz pretenduan se e donin Allahun dhe Ai i sprovoi me këtë ajet.’  

Në sunetin e Pejgamberit alejhi selam trasnmetohen shumë hadithe që nxisin për pasimin e Sunetit dhe tërheqin vëretjen për bidatet:


Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:  ‘Kam lënë tek ju dy gjëra, që nëse kapeni pas tyre nuk do të humbni asnjëherë, Librin e Allahut dhe sunetit e Profetit të Tij.’ (Sahih, Transmeton Hakimi)


Kurse tek Muslimi, në hadithin e gjatë të Xhabirit për haxhin e lamtumirës, gjendet fjala e Pejgamberit alejhi selam: ‘Kam lënë tek ju diçka që nëse do të kapeni pas saj nuk do të humbni asnjëherë: Librin e Allahut. Ju do të pyeteni për mua, e çfarë do të thoni?’ Ata thanë: ‘Dëshmojmë se ti ke përcjellë, kryer dhe këshilluar.’ Atëherë e ngriti gishtin e tij lart nga qielli duke bërë me shenjë nga njerëzit dhe tha: ‘O Allah dëshmo! O Allah dëshmo! O Allah dëshmo!’
 

Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ‘I gjithë Umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij që refuzon.’ Thanë: ‘O i Dërguari i Allahut! Kush është ai që refuzon?’ Tha: ‘Kush më bindet mua, hyn në xhenet, dhe kush më kundërshton mua, ka refuzuar.’


Po ashtu ka thënë: ‘Vërtet, mua më është dhënë Kur’ani dhe diçka krahas tij.’ (Sahih, transmeton Ebu Davudi dhe Darimiu)


Irbad Ibn Sarije ka thënë: ‘Na këshilloi Pejgamberi alejhi selam me një këshillë të tillë, sa që na rrodhën lotët dhe zemrat u tronditën prej saj.’ Dikush tha: ‘O i Dërguari i Allahut! Sikur të ishte kjo këshilla e lamtumirës, prandaj çfarë porosie do na lësh?’ Ai tha: ‘U porosis për devotshmëri ndaj Allahut, të dëgjoni dhe të bindeni edhe nëse bëhet i pari juaj një rob etiopian, sepse ai që do të jetojë prej jush pas meje, do të shohë përçarje të shumta. Prandaj kapuni fort pas sunetit tim dhe sunetit te hulefave të udhëzuar dhe të drejtë. Kapuni fort pas tij dhe shtrëngojeni me dhëmballë. Ruhuni prej shpikjeve në fe, se çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.’ (Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu i cili e cilëson hasen-sahih) 
Po ashtu ka thënë: ‘Kush e kundërshton Sunetin tim, ai nuk është prej meje’ (Buhariu dhe Muslimi)  


b) Bindja se Allahu e ka plotësuar fenë e Tij
 

Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an:“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.”  [1] (Kur’an, Maide : 3) 
Dhe thotë:
“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” (Kur’an, Nisa : 59)

Ibn Kajimi në tefsirin e këtij ajeti thotë se zgjidhja e çdo konflikti gjendet në Kur’an. Pasi që është e pamundur që Allahu të pohojë një gjë të tillë, e ne t’i kthehemi Kur’anit e mos të gjejmë zgjidhje. 
Ngjashëm, është transmetuar nga disa prej selefëve se kanë thënë se nuk ka dilemë që del mbi fytyrën e tokës, e  të mos ketë përgjigje në Kur’an për të. Përveç për ata që nuk e kuptojnë.

Padyshim se kjo bindje na shtohet edhe më tepër kur e kemi parasysh faktin se Pejgamberi alejhi selam e shpjegoi fenë në të gjitha detajet e saj. 
Transmetohet se Pejgameri alejhi selam ka thënë: “Ju kam lënë në udhëzim të qartë. Nata e saj është si dita e saj. Askush nuk largohet nga ajo përveç atij që është i shkatërruar.” (Transmeton Ahmedi, Ibn Maxhe dhe Hakimi. Shejh Albani thotë se ky hadith është sahih)  
Madje, për këtë plotësim kanë dëshmuar jo vetëm besimtarët por edhe ata që nuk e besuan atë si të Dërguar. Siç ceket në ‘Sahihun’ e Muslimit se njëri prej çifutëve i tha Selman el Farisiut: ‘Ju ka mësuar Profeti juaj çdo gjë, madje edhe edukatën e kryerjes së nevojës personale.’ Tha: ‘Sigurisht! Na ka ndaluar t’i drejtohemi kibles gjatë kryerjes së jashtëqitjes, të pastrohemi me të djathtën apo të pastrohemi me më pak se tre gurë, të pastrohemi me jashtëqitjet e thata të kafshëve ose me kocka.”  
Kjo thënie tregon për përsosmërinë dhe gjithpërfshirjen e këtij Sheriati për çdo gjë për të cilën ka nevojë ky Umet, madje deri në edukatën e kryerjes së nevojës. 
Pra, Ehli Suneti janë të bindur për plotësinë e kësaj feje në të gjitha detajet e saj. Ashtu siç e pohoi edhe Ebu Dherri kur tha: ‘U nda nga ne i Dërguari i Allahut dhe për çdo zog që fluturonte, ne kishim dije.’ [2]

c) Ndalimi i të folurit pa argument për Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam
 

Thotë Allahu i Madhëruar:
“Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” (Kur’an, Isra : 36)  

“Thuaj: ‘Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë. “ (Kur’an, Araf : 33) 
Shumë prej dijetarëve kur flasin për tefsirin e këtij ajeti thonë se mëkatet e përmendura në këtë ajet, janë të renditura prej mëkatit më të vogël kah ai më i madhi. E që e vë në pah se të folurit për Allahun pa dituri është mëkat më i madh se shirku, sepse edhe vetë shirku vie si pasojë e këtij mëkati.

Dijetarët ishin shumë të ndjeshëm në këtë pikë, saqë transmetohet të kenë thënë: ‘Nëse dikush ja qëllon në ndonjë mendim apo mesele, mirëpo jo sipas rrugës se Kur’anit dhe sunetit, e ka gabim edhe nëse ia ka qëlluar.’


Allahu na bëftë prej atyre që kapen për litarin e Allahut Kur’anin dhe Sunetin e Pejgmaberit –alejhi selam – dhe e lusim Allahun që ne të bëhemi sebep apo shkak për udhëzimin e njerëzve në rrugën e Tij dhe për vendosjen e sheriatit të Allahut në tokë, në mënyrë që të gjykojmë me ligjin e Allahut e jo me ligjet e kufrit dhe tagutit! 
 

[1] Islamin që ka qenë në kohën e Pejgamberit alejhi selam[2] Duke aluduar në hadithin që e trasmeton Muslimi nga Ibn Abasi, i cili thotë: ‘Na ka ndaluar i Dërguari i Allahut çdo kafshë grabitqare me dhëmbë shqyes dhe çdo shpend që ka kthetra.’ 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.