Si tė flejė... ai qė e din se i Dashuri i tij nuk fle?!!! |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 13 maj 2009 |
Bashkëshorti i saj u çudit me të, si ai burrë e fle ndërsa ajo duke bërë ibadet.
U zgjua njëri prej besimtarëve një ditë, në orët e vona të natës, afër kohës së sabahut dhe e gjeti bashkëshorten e tij duke bërë tehexhud, duke u falur, duke bërë dua me sy të përlotur. Bashkëshorti i saj u çudit me të, si ai burrë e fle ndërsa ajo duke bërë ibadet. I tha asaj: “A nuk po fle, çfarë të ka lënë pa fjetur deri tani?” Bashkëshortja besimtare u përgjigj me frikë-respekt: “E si të flejë... ai që e din se i Dashuri i tij nuk fle?!!!
Shumë prej muslimanëve në këtë kohë nuk po e falin namazin e sabahut, sikur ai ka rënë nga lista e tyre, e falin atë pasi që ka kaluar koha e tij për disa orë, dhe përkundrazi disa e falin atë pak para namazit të drekës e disa të tjerë nuk e falin fare atë.
A e duan me të vërtetë Allahun ata të cilët dembelosen për faljen e namazit të sabahut? A me të vërtetë e madhërojnë Atë dhe e duan takimin me Të?!!!
Të imagjinojmë se një njeri prej milionerëve i ofron punë një punëtori në firmën e tij, e këtij punëtori i duhet që të shkojë për çdo ditë në orën pesë e gjysmë të mëngjesit tek shtëpia e drejtorit për ta zgjuar atë e më pas të largohet (kjo merr kohë dhjetë minuta), e për këtë drejtori do t’i paguajë njëmijë dollarë për çdo ditë. Kjo ofertë do të jetë e vazhdueshme përderisa punëtori të vazhdojë në zgjimin e këtij të pasuri dhe anulohet përfundimisht dhe i kërkohet punëtorit që t’i kthejë të gjithë të hollat të cilat i ka marrë nëse e braktisë zgjimin e drejtorit për çdo ditë pa ndonjë arsye.
Nëse je në vend të tij, a do t’i telefonosh drejtorit tënd? A nuk do të jesh e kujdesshme që ta zgjosh atë për çdo ditë për shkak të njëmijë dollarëve?
A nuk do të mundohesh me të gjitha mundësitë e tua për t’u arsyetuar nëse të kalon një ditë pa e zgjuar drejtorin tënd? Allahu është shembulli më i përkryer. Allahu është furnizues, Ai është i Cili të ka begatuar me çdo gjë, të mirat e Tij mbi ty i tejkalojnë miliona e miliona dollarë për çdo ditë. I Lartësuari thotë: “Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përkufizoni (në numër)” (Ibrahim: 34)
A nuk e meriton Allahu, i Cili është Mëshirues e Bujar, që ti të zgjohesh për Të për çdo ditë në kohë të sabahut për ta falënderuar për pesë ose dhjetë minuta për të mirat e shumta?
Shpërblimi i namazit të sabahut:
Dy rekatet sunet të cilat janë para namazit farz të sabahut janë ndër punët më të dashura te i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të, për të cilat ai thotë: “Dy rekatet e fexhrit janë më të mira së dynjaja dhe ç’ka ka në të”, ndërsa në transmetimin e Muslimit: “Janë më të dashura për mua se e gjithë dynjaja”.
Pra, nëse e gjithë dynjaja me atë që është në të nuk kushton në sytë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, asgjë para dy rekateve të sabahut e si do të jetë vlera e namazit të sabahut (farzit)?
Përktheu: Merita Rexha |