MЁNYRA E ABDESIT

 
Esh-shirk-Politeizmi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Salih el Feuzan   
e hėnė. 24 korrik 2006

 

           “Shirk”,  tekstualisht do të thotë ortakllëk, ndarje pune, shoqërim, të bërit shok ndërsa në aspektin Islam ka të bëjë me aktin e të bërit shok Allahut në çfarë do forme që merret.  
Shirku pra  është t’i bësh Allahut shok në rububijetin (se Allahu është Krijues dhe Furnizues) dhe në uluhijetin e Tij (se vetëm Ai meriton me të drejtë të adhurohet). Shirku në uluhijetin e Allahut, në të shumtën e rasteve, është t’i lutesh dikujt tjetër bashkë me Allahun, subhanehu ve teala,  apo kryerja në emër të tij e disa llojeve të ibadeteve, sikur janë: therrja, betimet, frika, shpresa dhe dashuria për të.
  
   
Shirku është mëkati më i madh për disa arsye:
  

1. Sepse ai bën një (të ngjajshëm), krijesën me Krijuesin në veçoritë e uluhijetit (të cilat veçori janë vetëm për Allahun). Kjo është mizoria më e madhe:
 
Vërtetë, shirku është një mizori e madhe”  (Llukman:13).                                 

2. Allahu nuk ia fal këtë mëkat atij që nuk pendohet:
           
Vërtetë, Allahu nuk fal t’i bëhet shirk Atij, kurse përveç këtij (mëkati) i falë kujt dëshiron Ai…”
   (En-Nisa:48).     

3. Allahu ia ka ndaluar Xhennetin mushrikut (politeistit) dhe ai do të hyjë në Xhehennem përgjithmonë:
           
“Vërtetë, Allahu, atij që i bën shirk, ia ka ndaluar xhennetin, vendi i tij është zjarri dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë   (El-Maide:72).  

4. Shirku rrënon të gjitha veprat:
           
"Sikur ata (besimtarët) të bënin shirk do t’u shkatërrohej çdo gjë që punonin
(veprat e mira)”   (El-En’am:88)  

5. Gjaku dhe pasuria e politeistit (mushrikut) janë të lejuara:
           
“…luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata dhe vëruni pritë në çdo shteg…”   (Et-Tevbe:5)  

6. Shirku është mëkati më i madh i cili është nëna e mizorisë.
  

7. Shirku është mangësi dhe shëmtim nga të cilat Zoti spastroi Vetën. Ai që bën shirk Zotit, i ka shpifur Atij atë që Ai Vetë e ka spastruar Vetën nga kjo.
                                     

Marrë nga libri: “Njëshmëria e All-llahut (subhanehu ve teala)”
  
Salih el Feuzan
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.