MЁNYRA E ABDESIT

 
Mendo para se tė bėsh Gjynah PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 08 maj 2009


A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut...





Mendo
motër e dashur:
Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo për dunjanë dhe parëndësinë e saj,   për përgënjështrimin e saj, mendo se është kalimtare.

Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo në ahiretin e përgjithmonshëm, dhe se atje është jeta e vërtet, atje është shtëpia e përherëshme, stacioni i fundit.

Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, kujto zjarrin e xhehenemit dhe thellësinë e tij, nxehtësinë e tij, dënimin e rëndë që e përjetojnë banorët e tij …

Para se ta kundërshtosh Allahun mendo për xhennetin dhe atë se çfarë ju ka përgatitur Allahu atyre që i binden Atij. Atje gjendet ajo çfarë syri nuk e ka parë dhe çfarë   veshët nuk kanë dëgjuar dhe çfarë zemra e njeriut nuk e ka paramenduar.  

Mendo
motër e dashur:
Para se ta kundërshtosh Allahun, mendo se sa do të jetosh në këtë dunja, 60 vjet , 80 vjet, 100 vjet, 1000 vjet. Më pas çfarë? Më pas vdekje dhe pas kësaj xhennetin e begatshëm ose zjarrin e xhehenemit.


A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh?
A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?!
A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë!


Njëhere nje  njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hem dhe i tha:
O dijetar.. epshi im më nxit dhe stimulon për gjynahe… të lutem më këshillo!
I tha Ibrahim Ed'hemi:
Nëse epshi ytë të nxitë për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd… nuk ka problem (dert)…!
Unë do ti paraqes pesë kushte nëse i plotëson bëjë gjynah ndaj Allahut!
Tha njeriu:
Më i jep!
I tha Ibrahimi:
Nëse dëshiron ti bësh gjynah Allahut, atëherë mshefu (ikë) në një vend që nuk të shikon Allahu ty!
Tha njeriu:
Subhanallah.. si të mshifem nga Allahu kurse ai shikon dhe sheh çdo gjë!
I tha Ibrahimi:
Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh.. heshti njeriu.
Pastaj njeriu tha:
Më trego kushtin e dytë!
I tha Ibrahimi:
Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... mos i bëj gjynah në tokën e Tij!
Tha njeriu:
Subhanallah.. ku të shkoi.. e gjithë gjithësia është e Tij..
I tha Ibrahimi:
Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?!
Tha njeriu:
Më trego kushtin e tretë!
I tha Ibrahimi:
Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!
Tha njeriu:
Subhanallah.. si të jetoi.. si të ushqehem.. gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij..
I tha Ibrahimi:
Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë!
Tha njeriu:
Më trego kushtin e katërt!
I tha Ibrahimi:
Kur t'i bënë gjynah Allahut.. pastaj të kapin melaiket për të të hudhë në zjarr.. mos e prano këtë! Refuzo hudhjen në zjarr!!!
Tha njeriu:
Subhanallah.. a kam forcë unë për këtë?!..melaiket nuk të pyesin mirëpo të zvarrisin për në zjarr!!! I tha Ibrahimi:
Kur të i lexosh gjynahet e tua në fletushkë… mohoi ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!
Njeriu:
Filloi të qajë njeriu… u largua… thoshte:
Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty...

Motër e dashur:  
O ti e cila e kundërshton Allahun! Kthehu tek Allahu, Allahu e ka të hapur derën e teubes, Allahu e zgjatë dorën natën që t’ia falë njeriut gabimet e ditës. Dhe e zgjatë dorën ditën që t’ia falë njeriut gabimet e natës. Allahu e do atë që kërkon falje, andaj drejtohu me falje kah Ai.
 
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.