MЁNYRA E ABDESIT

 
Shefati PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e hėnė. 04 dhjetor 2006


Gjuhësisht, esh-shefa’a rrjedh prej fjalës ashef’ë (çift) e kundërta e vitër (tek), d.m.th. bërja e tekut çift, sikurse të bërit e njëshit dy, treshit katër etj.
Treminologjikisht: “Ndërmjetësim për dikënd, për t’i sjellur dobi apo për ta mbrojtur nga ndonjë e keqe”.
D.m.th. ai që ndërmjetëson të jetë mes atij për të cilin ndërmjetëson dhe atij nga i cili kërkon ndërmjetësim, për t’i sjellur dobi apo për ta mbrojtur nga ndonjë e keqe atë për të cilin ndërmjetëson.
Metodologjia e Ehli Sunetit është se ata besojnë në shefatin (ndërmjetësimin) e Resulullahut alejhi selam për mëkatarët. Gjithashtu besojnë në shefatin (ndërmjetësimin) e profetëve të tjerë dhe njerëzve të mirë të tjerë, e tërë kjo pas lejes që ua jep atyre Allahu i Lartësuar dhe për atë që Ai është i kënaqur. Pra ata nuk do të bëjnë shefat përveç me lejen e Tij.
Pejgamberi alejhi selam  Ditën e Gjykimit do të bën tri ndërmjetësime:
Ndërmjetësimi i parë është për mbarë krijesat që ndodhen në sheshin e Ditës së gjykimit atëherë kur njerëzit do t’i kaplojë dëshprimi e mundimi aq sa nuk munden, do ë fillojnë të kërkojnë dikend, i cili mundet të ndërmjetësojë për ata tek All-llahu dhe të rehatohen nga kjo gjendje e vështirë.
Do të shkojnë tek Ademi, alejhi selam, pastaj tek Nuhu, pastaj tek Ibrahimi, pastaj tek Musai, pastaj tek Isai dhe asnjëri prej tyre nuk pranon që të bëjë shefat për ta, derisa të arrijnë te Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, që do të ngrihet që të ndërmjetësojë tek All-llahu, subhanehu ue teala, për t’i liruar këta nga kjo gjendje e rëndë.
All-llahu, azze ue xhel-le, i përgjigjet lutjes së tij dhe ia pranon shefatin. Kjo njëherit është vendi i lavdishëm (Mekamu Muhmud), të cilin ia premtoi All-llahu, subhanehu ue teala, Muhammdit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur tha: “Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrisë ty në një vend të lavdishëm ”. (El-Isra:79).
Ndërmjetësimi i dytë është për ata që janë përcaktuar të hyjnë për Xhenet dhe bëhet që ata të hyjnë në Xhenet. Këto dy ndërmjetësime janë të veçanta për të.
Ndërmjetësimi i tretë është për ata që e kanë merituar Zjarrin. Në fakt këtë lloj ndërmjetësimi e bën ai, por mund ta bëjnë edhe profetët e tjerë apo njerëzit e devotshëm. Kështu ai ndërmjetëson për ata që e kanë merituar të hyjnë në Zjarr, që të mos hyjnë, dhe ndërmjetëson për ata që kanë hyrë, që ata të dalin. Disa të tjerë Allahu i nxjerr nga Zjarri pa asnjë ndërmjetësim, por me mirësinë dhe mëshirën e Tij.
Në këtë shefat bën pjesë edhe shefati, të cilin do të bëjë Resulull-llahu, sal-lall-hhahu alejhi ue sel-lem, për banorët e xhennetit për të hyrë në xhennet.
Ngase banorët e xhennetit kur ta kalojnë urën (Siratin) do të ndahen mes xhennetit dhe xhehenemit me qëllim që zemrat e tyre të pastrohen dhe të jenë plotësisht të mira.
Më pas do t’u lejohet hyrja në xhennet, ashtu që dyert e xhenntit do të hapen me shefatin e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ditën e Gjykimit ai bën tri ndërmjetësime:

Shefati është dy lloje:

Lloji i parë: Shefati i vëtretë dhe i ligjshëm.
Ky është ai që e ka pohuar All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur’an apo Rerulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve se-lem, në sunnetin e tij, she dhe kjo është vetëm për ata që kanë pasur Teuhid dhe sinqetitet.
Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, i ka thënë Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve se-lem:- “O i Dërguar i All-llahut, kush do të jetë njeriu më i lumtur me shefatin tënd?” –Tha: -“Ai që ka thënë: “La ihale il-lall-llah” me sinqeritet nga zemra e tij”. (Transmeton Buhariu)

Ky shefat ka tre kushte:

1. All-llahu të jetë i kënaqur me atë që bën shefat,
2. Të jetë i kënaqur me atë për të cilin bëhet shefat dhe
3. T’i lejojë All-llahu, subhanehu ve teala, atij që bën shefat ta bëjë atë.

Lloji i dytë: Shefati kotë, i cili nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie atyre që e bëjnë atë.
Në këtë bën pjesë ajo që e pretendojnë mushrikët se zotat e tyre do të bëjnë shefat për ta tek All-llahu, e kjo nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie, siç ka thënë All-llahu, subhanehu ue teala: “E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjtësuesve”.
   Ajo ndodh sepse All-llahu, subhanehu ue teala, nuk është i kënaqur me shirkun që bëjnë ata mushrikë dhe nuk lejon që për ta të bëhet shefat, ngase treguam se nuk meriton shefat askush, përveç atij me të cilin është i Kënaqur All-llahu, azze ue xhel-le.
All-llahu nuk kënaqet kurrë me kufrin dhe nuk e do zullumin.Mbështetja e tyre në zotërat e tyre (të kotë), të cilët i adhurojnë dhe për të cilët thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek All-llahu!” (Junus:18), është mbështetje e kotë dhe e padobishme. Përkundrazi kjo ua shton edhe më tepër largimin nga All-llahu i Lartësuar, sepse ata shpresojnë shefatin me mjete të kota, ea aim jet është adhurimi i atyre idhujve. Pashyshim se është mendjelehtësia e tyre që në këtë mënyrë të afrohen tek All-llahu, e në të vërtetë largohen edhe më tepër nga Ai, subhanehu ue teala.

Përgatiti: Blerta Shaqiri

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.