MЁNYRA E ABDESIT

 
Jemi ummet masatar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 05 maj 2009



Logjika dhe feja kërkon të jesh i drejtë, pa qëndrime të skajshme që të dëmtojnë. Ji i mesëm në kënaqësi, zemërim, në disponim dhe në pikëllim. Të zmadhosh problemin e ta rritësh atë në marrëdhëniet e tua me të tjerët, në ngjarjet e jetës, do të thotë të bëhesh i padrejtë ndaj vetës e të tregosh mizori.
Feja jote islame zbriti dhe e përmban këtë maturi. Ajo të udhëzon gjithmonë drejt së mesmës, të qëndrosh në barazpeshë dhe kontroll.

Pra, veçori  e Ehli Sunetit është se ata janë mesatarë në mes të ekstremiteteve të ndryshme, duke i dhënë përparësi vazhdimisht të vërtetës dhe të drejtës, pavarësisht mendjes apo epsheve të tyre.

Allahu i Madhëruar, kur flet për vlerat e këtij Umeti thotë:“Kështu, Ne u bëmë juve një popull të mesëm, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitarë përmbi ju.” (Kur’an, Bekare : 143)

Dijetarët e ndershëm në komentin e këtij ajeti tonë se fjala ‘popull i mesëm’, nënëkupton popull i drejtë dhe i zgjedhur, në mes të atyre që ia teprojnë dhe atyre që lënë mangët.

Andaj, ai që e analizon Islamin dhe fetë e tjera qiellore, e vëren se ai është mesatarë mes tyre. Kështu, nëse e analizojmë çështjen e besimit në Allahun e Madhëruar, çifutët thanë: ‘All-llahu është i varfër e ne jemi të pasur!’[1] dhe thanë: ‘Dora e All-llahut është e shtrënguar!’[2]  duke e mos e cilësuar Allahun ashtu siç Atij i takon. Në anën tjetër, të krishterët i mveshën krijesave cilësi që i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, duke e përfaqësuar kështu polin e kundërt të këtij ekstremiteti.  E Islami erdhi në mes të atyre që nuk e cilësuan Allahun ashtu si duhet dhe të atyre që cilësitë e Tij ia atribuan krijesave, duke e cilësuar Allahun ashtu siç Atij i takon.

Ngjashëm, në çështjen e trajtimit të Pejgamberëve, çifutët i mohuan dhe i vranë. Ashtu siç na informon Allahu në Kur’an: E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?’[3]. E në anën tjetër, të krishterët e shpallën zot pejgamberin e tyre [4]. E sërish vie Islami në mes të dy ekstremiteteve: ‘Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. (Kur’an, Ali Imran : 84)

Principin e mesataret dhe drejtësisë në Islam e vërtetojnë edhe këto ajete:
“Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).” (Kur’an, Isra : 29)

“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.” (Kur’an, Furkan : 67)

Poashtu ekzistojnë edhe hadithe të shumta që na urdhërojnë për  praktikimin e mesatares. Kështu, transmetohet prej Ibn Abasit se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ‘Kini kujdes dhe largojuni teprimit, sepse popujt para jush janë shkatërruar vetëm për shkak të teprimit në fe.’ (Transmeton Ahmedi, Nesaiu dhe Ibn Maxhe)

Transmetohet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ‘Feja është lehtësim. Secili që mundohet ta shtrëngojë fenë, ajo do ta mposhtë.’ (Transmeton Buhaiu). Kurse nga Aisheja transmetohet se: ‘Çdoherë kur Pejgamberi alejhi selam ka pasur mundësi të zgjedhë në mes të dy gjërave, ai e ka zgjedhur më të lehtën, përveç nëse ajo përbënte mëkat.’ (Buhariu dhe Muslimi)

I tillë është edhe hadithi që e transmeton Buhariu në ‘Sahihun’ e tij, për disa njerëz, njëri prej të cilëve kishte thënë: ‘Unë do të falem dhe nuk do të flej’. Tjetri kishte thënë: ‘Do të agjëroj tërë kohën.’ Kurse, i treti kishte thënë: ‘Nuk do të martohem kurrë!’ Në atë rast Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem iu drejtua njerëzve, dhe pasi falënderoi Allahun tha: ‘Çka është me këta njerëz që thonë kështu e ashtu?! Kurse, unë falem dhe flej, agjëroj dhe ha si dhe martohem. Ai që përbuz Sunnetin tim nuk më përket mua.’Poashtu, Ehli Suneti janë mesatarë në besimin e tyre rreth krijimit të veprave të njerëzve. Ata besojnë se Allahu i ka krijuar veprat e njerëzve dhe i ka lënë ata të lirë të zgjedhin, se cilat  prej tyre do t’i veprojnë. Duke qëndruar kështu në mes të atyre që thonë se Allahu nuk i krijon ato, por njeriu është ai që i krijon veprat e tij dhe atyre që besojnë se njeriu nuk ka kurrfarë lirie t’i zgjedhë veprimet e tij.  

Nën hijen e tërë kësaj që u tha, ashtu sikurse Islami është mesatarë në mesin e feve të tjera, Ehli Suneti është mesatarë në mesin e fraksioneve të ndryshme që pretendojnë se janë brenda fesë Islame.

Kjo është pra mesatarja në të cilën synon Islami në përgjithësi dhe Ehli Suneti në veçanti. Mirëpo, për përcaktimin e kësaj mesatareje nevojitet plotësimi i dy kushteve, duke e pasur parasysh edhe faktin se Allahu është Ai i cili e përcakton mesataren, e assesi mendjet apo epshet e njerëzve. E këto kushte janë:

·   Mbledhja e të gjitha argumenteve mbi një çështje të caktuar,

·   Njohja e të gjitha ekstremiteteve në rrugën drejt përcaktimit të mesatares.     




[1]  (Kur’an, Maide : 64)

[3] (Kur’an, Bekare : 87)

[4] E mohuan (e bënë kufër) të vërtetën ata që thanë se: ‘Zot është ai, Mesihu bir i Merjemes.” (Kur’an, Maide : 17)

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.