MЁNYRA E ABDESIT

 
Pse u prish ėndrra e familjes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 04 maj 2009

Tek shumë të rinj ka humbur ndjenja për ndërtimin e familjes.





Si
ç e dimë të gjithë, vjen një moment i caktuar në jetën tonë dhe ndjejm nevojën për të krijuar familje, ndjejm nevojën per t'u martuar dhe të krijojm një jetë bashkëshortore e cila është po aq e bukur dhe e ëmbël, aq edhe e vështir!

 Jo shumë larg nga koha që jetojmë, të rinjtë, të cilët vinin nga familje të rregullta, mendonin të martoheshin e më pas të ndërtonin një familje, të kishin fëmijë e të jetonin në ambientet e këndshme që ofronte kjo atmosferë.
Sipas ndodhive te viteve t
ë fundit, janë të pakët ata që e mendojnë këtë gjë....ndaj dhe si rezultat kemi shumë ndarje dhe shkatërrime të familjeve....

D
ëshira e madhe për krijimin e familjes qe dikur para vitesh, e cila ishte në planet e para të jetës, në ditët e sotme shohim se  kemi plane të tjera si, karriera, te jetuarit me lirë, të shijuarit e jetës ne maksimum, etj etj si këto....

Krijimi i nj
ë familje dhe ëndrra për të, duket si e lënë pas dore në ditët e sotme!

Pra, nëse hedh vështrimin në shoqërinë shqiptare të sotme, vë re se një ëndërr e tillë tani është prishur dhe kjo shoqëri pak nga pak po zhytet në errësirat e shthurjes dhe degjenerimit; megjithëse një shprehje e tillë nuk tingëllon bukur tek disa, sepse ata një degjenerim të tillë e konsiderojnë hap të domosdoshëm drejt demokracisë dhe emancipimit.

Shumë prej të rinjve sot nuk po mendojnë më për martesë, kush mjaftohet me lidhje jashtë martesore dhe të tillë janë shumë, ndërsa të tjerë e kanë zëvendësuar atë me bashkëjetesë, ku për fat të keq edhe këta janë shumë.

Tashmë tek shumë të rinj ka humbur ndjenja për ndërtimin e familjes dhe lindjen e fëmijëve, gjë e cila tek shumë prej çifteve po konsiderohet sot si një barrë.

Ai i cili lexon statistikat sot mbetet i shokuar kur shikon e dëgjon se numri i aborteve ka arritur numrin e lindjeve apo i ka kaluar ato, ku bëhet fjalë për rastet e regjistruara në spitalet shtetërore, po në privat sa raste të tilla ka vallë ?!

Sa shumë njerëz nuk po mund të përjetojnë ëndrrën që kanë patur dikur që të ishin gjysh apo gjyshe!

Ndaj s’është habi që sot këta gjyshër –të mbetur në ëndërr–, t’ua tregojnë këto përralla qenëve apo maceve të cilët në bulevardet e qytetit gjithmonë i sheh se ecin përpara tyre.

Përse pikërisht këto lloj kulturash, sot shikohen nga një pjesë e mirë e shoqërisë –sidomos shtresat e larta– si emancipim dhe gjëra që i kërkon koha?

Është shumë e drejtë se ne jemi shumë mbrapa këtyre vendeve në zhvillim, por kjo nuk do të thotë se zhvillimi arrihet duke përdhosur këtë kulturë dhe këto tradita të cilat shërbejnë që një shoqëri të jetë aktive dhe e shëndoshë.

Por vallë, kush është shkaku që një pjesë e shoqërisë shqiptare kanë arritur në këtë gjendje?

Nga shkaqet kryesore,  është dhënia në mënyrë të verbër pas traditave, moraleve dhe normave jetësore që kanë vendet më të zhvilluara se ne, normalisht të servirura edhe nga shumë shoqata joqeveritare që gjenden në vend.

Faktor tjetër që luan rol negativ në këtë fushë është edhe media e cila në shumë raste të bardhën e bën të zezë, ndërsa të zezën të bardhë, moralet dhe kulturën e vërtetë prapambetje, ndërsa shthurjen dhe degjenerimin, liri dhe emancipim, qoftë kjo direkt apo indirekt.

Detyrë për ne si muslimanë është që të luajmë rol pozitiv në shpalosjen e këtyre moraleve, në mënyrë që ato të rikthehen edhe njëherë fuqishëm në ato familje të cilat i kanë humbur, si dhe të hedhim dritë qoftë me anën e shkrimeve apo dhe të emisioneve televizive, mbi dëmet dhe pasojat që sjell dhënia pas të tilla moraleve.

Sepse nëse nuk e ndërmarrim një nismë të tillë, atëherë nuk është e largët që sëmundje të tilla të gjenden edhe në mesin tonë.

"Dhe kini frikë sprovën (çrregullimin, sjelljen e fatkeqësive e mundimeve) e cila nuk dëmton vetëm ata që bëjnë keq (por ndikon mbi të gjithë, të mirë e të këqij) dhe dijeni se Allahu është i Ashpër në ndëshkim." Enfal, 25. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.