MЁNYRA E ABDESIT

 
Zgjidhjedhėnėsi - (El Fetah) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 04 maj 2009


Zgjidhjedhënia e Tij është dy llojesh...




Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: ‘Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është Gjykatës i drejtë, i dijshëm.”Sebe’ 26.

ZGJIDHJEDHËNËSI (EL FETAH): i Cili gjykon mes robërve të vetë me gjykimet e sheriatit, gjykime kozmologjike, të shpërblimeve. I Cili me butësinë e vetë çel mendjemprehtësinë e të sinqertëve. Hap zemrat e tyre për njohjen e Tij, për dashurinë e Tij, për kthim nga Ai. Robërve të vetë u ka hapur dyert e mëshirës dhe furnizimeve të llojllojshme dhe u ka lehtësuar atyre shkaqet për arritjen mirësive të kësaj dhe botës tjetër.

Zgjidhjedhënia e Tij është dy llojesh:

1. Zgjidhjedhënia me gjykim fetar dhe me gjykim të shpërblimit.Zgjidhjedhënie fetare është ligjvënia e Tij përmes të dërguarve të vetë për gjithë atë që kanë nevojë njerëzit e obliguar (të ngarkuar me obligime) dhe të përqendrohen në rrugën e vërtetë.
Ndërsa zgjidhjedhënia e shpërblimit është zgjidhjedhënie mes të dërguarve dhe kundërshtarëve të tyre, mes të dashurve të vetë dhe armiqve të Tij, duke i nderuar të dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe shpëtimin e tyre dhe me nënçmimin dhe poshtërimin e armiqve e kundërshtarëve të tyre, dënimin e tyre. Gjithashtu, zgjidhjedhënia në Ditën e Kiametit, gjykimi i Tij mes robërve, me ç’rast shpërblehet secili për atë që ka bërë.

2. Zgjidhjedhënës me gjykim të përcaktimit.Ndërsa zgjidhjedhënie e përcaktimit, është ajo që e cakton mes robërve të Vet, të mirën, të keqen, të dobishmen, të dëmshmen, dhënien, mosdhënien. Allahu thotë: “Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është Ngadhënjyesi, i Gjithëdijshmi.”Fatir, 2.
Ndaj, Allahu është Zgjidhjedhënësi, i Gjithëdituri i Cili u jep zgjidhje robërve të vetë të nënshtruar nga bujaria dhe fisnikëria e vetë, ndërsa kundërshtarëve të vetë u jep të kundërtën e kësaj, dhe këtë me mirësinë dhe drejtësinë e vetë. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.