MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė sahih ky hadith? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 04 maj 2009
Pyetje:

A është sahih hadithi i pejgamberit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: "Vërtet, disa poezi janë urtësi."?


Përgjigje:

Po, hadithi për të cilin keni pyetur është sahih dhe e transmetojnë imamët; Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu etj. 

Ngaqë poezia përdorej për të shprehur gjërat e pamoralshme, e jashtëligjshme etj., si dhe zbritja e Kur'anit si mrekulli e fjalës dhe përmbajtjes kundërshtohej me poezi, në atë kohë mendohej se poezia e tëra ishte haram dhe e kotë. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, për ta thyer atë tabu të krijuar, i kishte lajmëruar shokët e tij se nuk është çdo poezi e ndaluar dhe që përmban mesazh të keq, por ka nga poezia që është urtësi dhe mësim, këshillë dhe udhëzim. Andaj nëse poezia përmban gjëra të mira që nuk e kundërshtojnë Allahun dhe fenë e Tij në përgjithësi, është poezi e mirë dhe ndoshta e preferuar. E nëse është në të kundërtën, apo ka përmbajtje jo-edukative, atëherë edhe dispozita e saj fetare do të ishte e ndaluar.

Allahu e di më së miri!



                                                    Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.