MЁNYRA E ABDESIT

 
Si t’i lutem Zotit qė ta kem nafakėn me ndonjė qė jeton nė Zvicėr? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 29 prill 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Unë jam 21 vjeçare dhe jetoj në Zvicër. Nuk dua ta kem nafakën me një burrë që jeton në  Maqedoni se tani është bërë shumë vështirë për t’i bërë letrat, mendoj vizën.
Si t’i lutem Zotit në namaze që të ma plotësojë dëshirën që ta kem nafakën me ndonjë që jeton  në Zvicër dhe inshallah të jetë fetar dhe familjar?

Ah, prapë si e ka shkruar Zoti?



Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar, ne në dynja duhet të përpiqemi që ta kërkojmë atë që është më e mira për ne; në fetarinë tonë, dynjanë tonë dhe ahiretin tonë. Për këtë gjë është ligjësuar namazi i istihares, kur nuk e dimë se cila zgjedhje në një veprim është më e mira për ne. (Lexo më gjerësisht lidhur me namazin e istihares në këtë link:
http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1142&Itemid=30

Kështu që edhe për martesën tuaj me djalin që jeton në Zvicër apo atë që jeton në vendlindje, nuk e dimë se ku është më hair për ty. Nëse është më hair djali që është nga vendlindja nuk ke pse ta refuzosh, e nëse është më hair tjetri që jeton në perëndim, atëherë merre atë që është atje.

Mos harro se kriter për t’u martuar me një person për ju si femër si dhe për prindin tuaj duhet të jetë hadithi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ku ka thënë: “Kur ju kërkon dorën e vajzës tuaj, ai që me fetarinë dhe moralin e tij jeni të kënaqur, jepjani vajzën! Nëse nuk veproni kështu, do të ketë çrregullime në tokë dhe çoroditje të mëdha.” (transmetojnë: Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu etj.)

Pra, ta keni dert moralin dhe fetarinë e tij, sepse aty do ta gjeni rehatinë dhe prehjen bashkëshortore, në të kundërtën, nëse feja dhe morali i mungojnë, pa marrë parasysh se ku jeton, sa pasuri ka, sa i bukur është dhe i kujt është, të gjitha këto nuk mund të ta sjellin jetën e rehatshme as për një javë madje.

Allahu e di më së miri!


                                                    Muhamed Dërmaku
         
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.