MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn me lexu Kur’an nė gjuhėn shqipe pa abdes? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 29 prill 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Desha t’ju pyes a bën me lexu Kur’an në gjuhën shqipe pa abdes, d.m.th. Kur’an të përkthyer në shqip. Ju faleminderit.


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

“Kur’ani është fjala e Allahut të Madhërishëm, e zbritur te i dërguari jonë, Muhamedi lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, me fjalët arabe, i bartur deri tek ne në mënyrë të besueshme nëpër gjenerata të tëra, e shkruar në mus’hafe, me leximin e së cilës bëhet adhurim, sfidues me suren më të shkurtër të tij, i filluar me suren “El-Fatiha” dhe i përfunduar me suren “En-Nas”.”

Ky ishte përkufizimi apo definicioni i Kur’anit.

Nga ky përkufizim mund të shohim se është libri apo fjala e Allahut, që kur e lexojmë, kryejmë një ritual të caktuar i cili shpërblehet shumëfish, pra për një shkronjë shpërblimi është dhjetë favore apo sevape. Për ta kryer këtë ritual, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, kërkohet që besimtari të jetë në pastërti të plotë, pra me abdes. Po ashtu nga përkufizimi i Kur’anit vërejmë se i tillë është kur ai është në gjuhën origjinale të tij, gjuhën arabe. Në çdo gjuhë që e lexojmë Kur’anin, duhet ta dimë se e lexojmë kuptimin e tij në atë gjuhë e jo vet Kur’anin si fjalë e Allahut. Andaj edhe mund të themi se kuptimi i Kur’anit në gjuhën shqipe apo në ndonjë gjuhë tjetër mund të lexohet pa abdes, me menstruacione etj. dhe për këtë nuk ka kurrfarë mëkati.

Allahu e di më së miri!


                                                     Muhamed Dërmaku         
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.