MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė pėlqen te masturboj PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 26 prill 2009

Pyetje:

Kam një hall te madh. Jam mbi moshën 30 vjeçare dhe e pamartuar. Problemi im është se më pëlqen te masturboj. E di që është gjynah i madh, por s’po mund ta ndal dot. Kam provuar disa herë. S’po mundem. Edhe biologjikisht trupi im është i përgatitur për marrëdhënie, por unë nuk kam partner e as burrë. Ky nuk është faji im se Zoti nuk me rehatoi me fatin tim, gjë e cila vetëm kjo do të më qetësonte dhe do të më ndalonte, por në gjendjen që jam si ndal dot epshet. Kur më kapin emocionet dhe më ngrihen epshet, më kot përpiqem të ndal veten. S’mundem.  Vetëm pasi ta përfundoj pendohem, mërzitem, depresionohem dhe them që s’do ta përsëris, por kjo vazhdon e vazhdon. Si ta ndaloj? Më ndihmoni...


Përgjigje:

Nevoja e mashkullit për femër si dhe nevoja e femrës për mashkullin janë gjëra të pakontestueshme në përgjithësi. Këtë aspekt biologjik Allahu e ka marrë parasysh dhe i ka lejuar atyre martesën me ç’rast do ta shuanin epshin njëri me tjetrin.

Nuk është turp që njeriu të ketë epsh dhe nevojë seksuale, pasi me të është krijuar. Kjo vlen edhe për femrën edhe pse në raste të rëndomta femra nuk ekspozohet për këtë gjë. Turp është që ta shfryjë epshin e tij/saj në mënyra të paligjshme dhe këtu do të mund të bënte mëkate prej më të mëdhave dhe më të dënueshmeve.
Ju në pyetjen tuaj përmendet se jeni e pamartuar dhe se nuk keni partner. Padyshim se martesa është e vetmja mundësi ligjore për ta arritur këtë kënaqësi dhe për ta shfryer epshin në mënyrë të lejuar, andaj sa i takon martesës, e lus Allahun që sa më parë t’ju bashkon dhe t’ju rehaton me një person të ndershëm, të moralshëm dhe që ka frikën dhe respektin e Allahut para syve të tij në çdo moment të jetës. Kurse sa i takon partnerit, Elhamdulilah që nuk keni, dhe do të ishte turp i madh që mungesën e martesës ta zëvendësonit me ndonjë partner jashtëligjor, me të cilin do të turpëroheshit edhe më shumë, dhe martesën si mënyrë të rehatshme të jetës, jo vetëm seksuale, por edhe të ndërtimit të familjes, të arritjes së epitetit bashkëshorte, nënë, edukatore etj. do ta evitonit ndoshta në tërësi dhe do ta shkatërronit jetën tuaj, duke e parë se “partneri” apo “partnerët” si do të largoheshin nga ju dita ditës kur janë në pyetje interesat jashtëseksuale dhe në të kundërtën do t’i merrnit epitetet e pandershmërisë si; lavire, prostitutë, zuskë, putanë, femër e përdalë etj. Allahu na ruajttë prej imoralitetit.


Masturbimi si një mënyrë alternative për ta shuar epshin vet, pa bërë imoralitet me dikë e merr dispozitën e ndalimit, sepse edhe ai është një mënyrë e paligjshme e shuarjes së epshit, edhe pse vepruesi i tij nuk e merr epitetin e kurvërisë dhe nuk dënohet me dënimet e parapara të saj.
Një gjë duhet cekur dhe duhet të kihet kujdes i veçantë si e pamartuar, se përveç dëmeve të tjera fetare e shëndetësore, ekziston edhe dëmi moral ku me anë të masturbimit keni mundësi ta humbni virgjërinë, gjë kjo e rrezikshme për jetën e mëtutjeshme. Madje humbja e virgjërisë në të shumtën e rasteve është shkaktari kryesor i humbjes së shanseve për martesë. Nëse kjo ndodhë, nuk duhet lënë Kaderin e Allahut si fajtorin kujdestar për mosmartesë.


Siç e keni cekur në pyetjen tuaj, masturbimi është gjynah i madh dhe duhet ikur prej tij në çdo situatë. Meqë është çështje e njohur për ju, nuk po i sjell argumentet dhe argumentimet e ndalimit të tij. Për praktikat e mëhershme duhet penduar sinqerisht dhe duhet lutur tek Allahu për faljen e mëkateve.
Në rast se dikush gjendet para situatës përfundimtare (Allahu na ruajttë) për të rënë në imoralitet, pra për të bërë zina, atëherë do t’i lejohej masturbimi si dëmi më i lehtë, duke mëkatuar për arritjen e tij deri në atë situatë. 

Mënyrat se si të hiqet dorë nga kjo varësi e keqe:
 

1-   
Motivi kryesor për të hequr dorë nga masturbimi duhet të jetë respektimi i ligjeve të Allahut dhe largimi nga gjërat që e hidhërojnë Atë. Pra shprehur ndryshe duhet të jetë i theksuar motivi fetar, në të kundërtën do të ishte vështirë.
2-    Evitimi i veseve dhe ndjenjave të këqija duke e angazhuar veten me punë, që janë të dobishme për ty në dynja dhe në ahiret. Të vazhduarit në gjëra të dyshimta çon deri te veprime të dëmshme që shndërrohen në natyrshmëri, që bëhet më e vështirë të largohen pastaj. Më në fund, kur masturbimi bëhet përditshmëri, as martesa nuk mund ta zhduk atë.
3-    Largimi nga gjërat që e ngacmojnë dëshirën seksuale, si shikimi i meshkujve tërheqës, pamjeve filmike ngacmuese, fotove të tilla etj. Shikimi në të ndaluarën, padyshim çon në të ndaluar edhe më të madhe dhe më të rrezikshme.
4-    Largimi nga vendet dhe shoqëria që josh në dëshira seksuale.
5-    Marrja parasysh e dëmeve shëndetësore që shkakton masturbimi, të cilat i diskutojnë ekspertët si; dobësimi i të parit, nervave, organeve seksuale, dhembjeve etj., si dhe në aspektin psikologjik si shqetësimi, keqardhja e vazhdueshme, humbja e vetëpërmbajtjes, humbja e vetëbesimit etj. kurse në aspektin fetar, mund të rrezikosh në kalimin e namazeve duke mos i falur, për shkak se obligohet të marrë gusël (ta pastrojë tërë trupin). E po ashtu gjatë ramazanit, nëse e bën masturbimin gjatë ditës e prish agjërimin.
6-    Largimi i arsyetimeve të shejtanit, që kinse masturbimin po e bën për ta ruajtur veten nga imoraliteti. Nga imoraliteti largohesh me tërë qenien dhe nuk e lejon veten ta ngacmosh epshin e pastaj të vihesh në situatë o zina, o masturbim. Ajo situatë është kur në prezencën e mashkullit, që mund të bësh zina, të vlon epshi dhe në çdo moment rrezikon të biesh në imoralitet. E jo fjala vjen të mendosh në shtëpi se a të dal jashtë për imoralitet, apo të masturboj në shtëpi.
7-    Të armatosesh me vendosmëri shpirtërore që mos ta humbësh luftën me shejtanin, i cili të cytë për punë të këqija. Për ta arritur këtë duhet gjithashtu t’i shmangesh gjërave që ta provokojnë këtë vendosmëri si p.sh. të qëndruarit vet në shtëpi, apo të fjeturit e vetmuar, gjë e cila është e papëlqyer me hadith.
8-    Të praktikuarit e agjërimit, porosisë profetike për ta thyer epshin. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O ju të rinj! Kush mund t’i kryejë obligimet bashkëshortore le të martohet, sepse martesa e ruan më shumë shikimin e po ashtu edhe nderin! E kush nuk mundet le të agjërojë, sepse agjërimi ndihmon për ta sunduar epshin!” (Transmeton Buhariu) Kjo mënyrë është që nuk e shkatërron epshin tërësisht, sepse një gjë e tillë është e ndaluar, por e vë atë nën kontroll dhe e fuqizon njeriun që ta udhëheqë epshin e jo e kundërta.

 9-     Angazhimi me vepra të vlefshme vazhdimisht, duke mos lënë hapësirë për të menduar në gjëra të këqija. Të praktikohet falja e të pesë kohëve të namazit me sunetet e tyre, përmendja sa më e shpeshtë e Allahut, leximi i librave me përmbajtje të mirë dhe edukative, duke specifikuar librat fetare islame, shoqërimi me shoqe, që të stimulojnë në punë të mira dhe të ndalojnë nga të këqijat, dëgjimi, përcjellja, shikimi, leximi i programeve dhe temave fetare dhe edukative në radio, televizion, faqe të ndryshme të internetit, kaseta, DVD, CD etj.
10-     Largimi nga haramet dhe përkujtimi i vetes se në Islam largimi nga harami sjellë shpërblim sikurse veprimi i tij që sjellë ndëshkim. Me këtë do ta stimulonit veten që të keni durim sa më shumë kur ju paraqitet nevoja për mëkatim.
11-     Të kontribuoni në rrugët e ligjshme për të ardhur deri te martesa, e cila është çelësi kryesor dhe parësor për të dalë nga ky ves i keq si dhe është praktika profetike e të dërguarve të Allahut.
12-     Të bëni dua vazhdimisht që Allahu t’ua lehtësojë të largoheni nga ky ves i shëmtuar dhe t’ju bëjë zgjidhjen e merituar dhe afatgjate për ju dhe të jeni e durueshme deri sa ta tejkaloni sprovën e mosmartesës. Allahu në Kur’an thotë: Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij!” (Nur, 33)


                                      Muhamed Dërmaku       
  

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.