MЁNYRA E ABDESIT

 
KAM FRIKĖ! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Liridona Musliu   
e premte. 24 prill 2009
Eci, dhe nuk e di nga shkoj!

Shikoj, dhe nuk di çfarë shoh!

Dëgjoj, e nuk di çfarë ndjej!

A thua, jam e mjerë!?



Lotët si valë deti më pikojnë,

E nuk mund t’i ndali tani dot!

Kujtoj të kaluarën,

Por, tash tepër vonë…!



Mendja rri e kujton

Mëkatët shumë i përkujton

E zhgënjyer, e përvuajtur,

Si të dalë nga kjo botë!?



A thua, a do ketë ilaç,

Për këto sëmundje që më kaplojnë?

A thua, për këto mëkate,

Ka pendim tek i Madhi Zot?!



Turpërohem se si eci në këtë Tokë.

Ngurroj dhe atë që ha nga kjo Botë.

Të gjitha këto mirësi nga Allahu

Vallë, po di unë t’i shfrytëzojë!?



Ja, dhe perëdoi dielli,

Shkoi dhe kjo ditë.

Po vjen dhe nata

Dhe vie një zë e thërret “Eja, koha për pendim“.



Duhet të përulem

Para teje, o i Madhi Allah!

Dhe të bie në sexhde

Të falënderoj që më la ende gjallë.



Kohë tani më shumë, pas pendimit tim

Kohë më shumë për përkujtim e falënderim.

Njëkohësisht dhe më shumë sexhde

Për ty, o Allahu im!



Kam frikë…! Prapë kam Frikë!!!

Si do të dalë para teje, o Allah!

Me këto gjynahe,

Ndaj teje që kam bërë!



Të lus, o Zot i botëve,

Prano pendimin tim!

Ti je Mëshirues e Falës nuk ka dyshim,

E unë jam robëresha e varfër, që ka nevojë për Ty!!!


 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.