MЁNYRA E ABDESIT

 
Ec me Kohėn PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Advije Zeqiri   
e premte. 24 prill 2009


Shekulli XXI thërret të ecim me Kohën.

Ec me Kohën






Shekulli XXI thërret të ecim me Kohën. Ai nuk di të flasë, por thërret përmes mendjeve të njerëzve. Këto mendje i posedojnë nga Krijuesi i tyre, Allahu, Krijuesi i çdo gjëje. Krijuesi edhe i Kohës, i Cili betohet për Kohën duke thënë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (El-Asr, 1-3)

Pra, ne jemi udhëtarë që ecim nëpër kohë. Koha është ditari për secilin njeri. Ditar i cili secilit njeri do t’ia shkruajë një libër që nga lindja e deri në vdekje. E pranoi apo e refuzoi, njeriu nuk pyetet. Allahu i Gjithëdijshëm thotë:
Kurse ndaj jush kanë përcjellësit (melekët e caktuar me përgjegjësi për njerëzit) Janë shkrues të ndershëm te All-llahu. Ata e dinë se çka punoni.” (El infitar, 10-12)


Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm (për të shënuar atë).” (Kaf, 17-18)

Dhe pas vdekjes secilit njeri ky libër i arrihet në qafë, dhe në Ditën e Gjykimit hapet para Allahut, për të cilën gjë Allahu na thotë:”Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t’ia prezantojmë atij librin e hapur, “Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”.(El Isra, 13-14)

“Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezent, e Zoti yt nuk i bën padrejtë askujt.” (El-Kehf, 49)

Allahu na porosit të jemi të kujdesshëm për jetën që e jetojmë duke na thënë:
Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e Allahut, Ai ua ka asgjësuar veprat e tyre. Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhamedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen. Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu ua sjell njerëzve shembujt e tyre.” (Muhammed, 1-3)

Allahu na përkujton dhe na thotë: “Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.” (El-Kehf, 7)

Allahu na tërheq vërejtjen duke na thënë: “Unë do t’i zmbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur të drejtë bëjnë kryelartësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin rrugën e shpëtimit nuk e marrin atë rrugë, e nëse e shohin rrugën e gabuar ata e marrin atë rrugë. Këtë (këtë verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.” (El A’raf, 146)
”Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë.” (Esh-Shura, 16)

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, na ka këshilluar, siç transmeton Ibni Umeri se i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e ka kapur atë për krahu dhe i ka thënë:
“Jeto në këtë botë si të jesh i huaj apo udhëtar"

Si udhëtar të kohës po përjetojmë shkallëzime të shumta. Të arriturat shkencore dhe teknologjike njeriut ia imponojnë të ndihet superior dhe i pavarur nga Fuqia Absolute, Allahu i Madhërishëm.
Duhet ditur se nga Fuqia mbinatyrore rrjedhin dhe vijnë të gjitha zbulimet shkencore dhe teknologjike përmes mendjeve të njerëzve. Mendje, të cilat duhet të besojnë, adhurojnë dhe falënderojnë Krijuesin e tyre në mënyrën e drejtë, ashtu siç na ka mësuar mësuesi ynë i dashur, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili thotë:
Me të vërtetë, Allahu, melekët e Tij, banorët e qiejve dhe tokës, bile edhe thnegla në vrimën e saj dhe peshqit në thellësitë e deteve, kërkojnë mëshirë për ata që ua mësojnë njerëzve të mirën.” (Transmeton Tirmidhiu dhe hadithi është sahih)

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.