MЁNYRA E ABDESIT

 
Haxhi, obligim fetar PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e mėrkurė. 18 shtator 2013

 “ … Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo…” (Ali Imran, 97)


Haxhi është farz për çdo musliman dhe muslimane që ka mundësi ta bëjë, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar:

“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz është ajo që u ngrit në Bekë (Mekë), e dobishme dhe udhërrëfyese për mbarë njerëzimin. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit dhe kush hyn në të, ai është i sigurt. Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo. E kush nuk e beson (ai nuk e viziton) dhe Allahu nuk ka nevojë (për ibadetin që bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran: 96-97).

Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia që s’ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e Zekatit, haxhi në Qabe dhe agjërimi i Ramazanit.” (Përzgjedhur nga Buhariu dhe Muslimi).

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se haxhi u urdhërua në vitin e gjashtë pas Hixhrit, (migrimit të Profetit alejhi selam) sepse atëherë u shpall ajeti i mëposhtëm në lidhje me të: “E kryeni haxhin e umrën për hir të Allahut…” (El Bekare: 196).
 

Juristët islamë pajtohen me atë se haxhi bëhet i detyrueshëm për personin i cili:

- është musliman (pasi jomuslimani nuk është i obliguar për haxh dhe për asnjë lloj tjetër ibadeti pasi kusht për pranimin e punëve është besimi)
- i moshës madhore, sepse i mituri nuk ka përgjegjësi për veprat e veta derisa ta arrijë pjekurinë bazuar në thënien e Profetit (alejhi selam):
“Është hequr përgjegjësia nga tre vetë: nga i sëmuri mendor, derisa të shërohet; nga ai që fle, derisa të zgjohet dhe nga i mituri, derisa ta arrijë pjekurinë”.

- të jetë në gjendje të shëndoshë mendore, pasi për të sëmurët mendorë nuk ka përgjegjësi.
- të jetë i lirë e jo skllav,
- të ketë fuqinë e duhur dhe fondet e nevojshme në dispozicion.

Pra, personi i cili nuk plotëson një nga këto kushte nuk e ka obligim haxhin. Allahu i Lartësuar në suren Ali Imran, ajeti 97 thotë:
“ … Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo…”

Haxhi është obligim një herë në jetë, bazuar në thëniet e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të:

1. Muhammedi alejhi selam ka thënë: “O njerëz! Allahu ka urdhëruar haxhin për ju, kështu që ju duhet ta kryeni atë."

2. “Haxhi është obligim vetëm një herë, kush bën më tepër është vullnetar.” (Përzgjedhur nga Ebu Daudi, Ahmedi dhe Hakimi, i cili e konsideroi atë të vërtetë).


3. Ebu Hurejra transmeton se në një predikim Profeti (alejhi selam) ka thënë:
“O njerëz! Allahu ka urdhëruar haxhin për ju, kështu që ju duhet ta kryeni atë”. Një burrë pyeti: “Çdo vit o Profet i Allahut? Profeti (alejhi selam) heshti. Kur pyetja u përsërit për herë të tretë, Profeti ( alejhi selam) tha: “Po të kisha thënë “po”, do të ishte bërë një detyrim i përvitshëm dhe kjo do të ishte përtej fuqisë suaj”. Më pas ai shtoi: “Më lini të qetë për sa kohë dhe unë ju lë të qetë (d.m.th. mos më bezdisni me pyetje rreth gjërave që unë i lë në heshtje dhe nuk i përmend). Disa popuj që kanë jetuar para jush u shkatërruan sepse ata bënin jashtëzakonisht shumë pyetje dhe nuk pajtoheshin me profetët e tyre. Kështu që, kur unë ju urdhëroj që të bëni diçka, duhet të bindeni dhe ta bëni atë me gjithë fuqinë tuaj. Nëse unë u ndaloj diçka, atëherë shmanguni prej saj”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).


Përgatiti: Eglantina Muça


 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.