Shkruar nga Albulena
|
e enjte. 16 prill 2009 |
Përbërësit:
-250 gram llokum -200 gram susam -250 gram arra -vaj
Përgatitja: E skuqim susamin për një kohë të shkurtër. Arrat i thërrmojmë. Susamin e ftohur, arrat, dhe llokumin i rrahim me mikser. Pasi bashkohet masa, vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Pastaj ju japim formë të rrumbullakët sa madhësia e arrës. Bombëzat i kalojmë në arra të thërrmuara dhe i rendisim në pjatë. |