MЁNYRA E ABDESIT

 
"Jam ftohur, nuk shkon nė mes nesh” PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 15 prill 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Ju lutem, kam nevojë për këshillën tuaj!
Kam qenë e fejuar afër 3 vjet me një djalë dhe gjithçka ka qenë në rregull. Këtë verë kemi dashur ta bëjmë dasmën dhe gjithçka ishte gati, mirëpo para 1 muaji jemi ndarë. E pyes për çfarë arsye erdhi deri te kjo ndarje, por ai nuk gjen arsye. E vetmja fjalë që thotë është se është "ftohur" nga unë kurse mua për asgjë nuk më fajëson, më thotë se tek unë është gjithçka në rregull. Pra, arsyen që ma ka dhënë për këtë ndarje është fjala "jam ftohur" (nuk mund ta kuptoj këtë)... Raportet tona ndryshuan për një ditë d.m.th deri ditën e fundit kemi folur në telefon, e të nesërmen më tha: "Jam ftohur, nuk shkon në mes nesh” dhe asgjë më tepër.
Vallë, a kemi të bëjmë këtu me magji apo... Ju lutem, më këshilloni se çfarë të bëj?

Allahu ju shpërbleftë për punën që e bëni!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër muslimane, nëse gjendja është ashtu siç ju e përshkruani dhe nuk fshihet asgjë tjetër tek ish i fejuari i juaj përpos ftohjes që ai e ndien, është shumë e mundshme që magjia të ketë rol në atë ftohje. Andaj do të ishte mirë që i fejuari të sugjerohej që të kërkonte shërimin e Allahut te ndonjë hoxhë që lexon Kur’an (bën Rukje) për shërimin e magjisë. Keni kujdes ju dhe ai të mos bini në dorën e ndonjë magjistari apo falltari, që e quan veten hoxhë.

Nëse vjen deri te rikthimi i fejesës suaj, ke kujdes nga lidhjet tuaja, para se të kurorëzoheni, sepse vetëm si të fejuar nuk ju lejohet as komunikimi me telefon, e mos të flasim për ndejat e vetmuara!

Allahu e di më së miri!



                                                   Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.