MЁNYRA E ABDESIT

 
Ndarja me vjehrritė... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 30 nėntor 2006

Pyetje:

Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu! 
Dua të pyes: a është e ndaluar (në Islam)  ndarja me vjehrritë? 
D.m.th. me jetu vetëm me bashkëshortin? 
Nuk ka problem mes neve dhe vjehrrive por,
nuk më pëlqejnë "rregullat e shtëpisë", kështu që dua të ndahem.
A bëj unë mëkat nëse veproj kështu? 
Allahu xhele shanuhu ju shpërbleftë për një përgjigje më në detaje, nëse ka mundësi. 
Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu!

Përgjigje:
Alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Motër muslimane, në Islam, në esencë, nuk është e ndaluar që të ndahesh prej vjehrrive  nëse ka kush të kujdeset për ta. Por, nuk është  edukatë e muslimanes që të ndahet pa asnjë arsye prej prindërve të burrit të saj, ngase, mund që të hyni në gjynah edhe ju edhe burri juaj nëse prindërit ju hidhërohen. Dhe, mund të bëni gjynah nëse vjen deri te ndërprerja e lidhjes farefisnore, për të cilën Muhamedi s.a.v.s ka thënë: “Nuk do të hyj në Xhenet ai i cili i ndërpret lidhjet farfisnore.“
Allahu na ka urdhëruar në Kur’an: “… Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…” (el-Maide: 2)
Pa dyshim, kjo ndarje do të shkaktojë hidhërim tek prindërit e burri tuaj. Kështu, që nuk është e arsyeshme të ndaheni prej tyre kur ju e keni obligim t’i doni ata si burrin tuaj.
Allahu e di më së miri!
                                                                                            Bedri Robaj

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.