MЁNYRA E ABDESIT

 
Guri mė sė rėndi peshon nė vend tė vet PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e diel. 12 prill 2009


Guri më së rëndi peshon në vend të vet, e vendi ynë është kështjella e drejtësisë në besim.





Përcaktimi dhe orientimi i njeriut për të lexuar, studiuar e mandej praktikuar në fushën e së drejtës nuk është i rastësishëm, për shkak që ne jemi të krijuar nga vullneti i All-llahut në këtë mënyrë që të marrim mësim, por edhe në të njëjtën kohë të dimë të dallojmë gjërat, si: jetën nga vdekja, të ëmblën nga e hidhura, dritën nga errësira, rrugën e drejtë nga rruga e shtrembër, saqë kudo që shkojmë vërejmë se si përplasen me ashpërsi këto gjëra në mes vete; dy fuqi antagoniste: e drejta me të shtrembrën.

Por, s’duhet harruar se e drejta, është ajo që ka bazë, rrënjë e themele të cilat përputhen me përmasat e njeriut me krijim të përsosur e që janë në përputhje të plotë me vullnetin dhe pëlqimin e All-llahut të Lartësuar. Kurse e shtrembra është plotësisht e kundërta e saj, e cila është një gjë e zbrazët, e gabuar, e pa bazë e pa themele.
Lufta e vështirë që zhvillohet mes të drejtës dhe të shtrembrës është çështja më e vështirë që i ka dalë njeriut, për shkak se është e domosdoshme të ndahen këto gjëra nga njëra-tjetra.

Ja vlen të theksojmë në mënyrë më të veçantë se, në vendin tonë këto dy fuqi antagoniste, aq shumë janë ngatërruar keq me njëra tjetrën, saqë po kërkojnë jetë njerëzish për t’i vendosur të ndara në vendin ku ju takon. Madje ky problem nuk është i freskët, por është i kamotshëm, kurse esenca midis dy palëve të kundërta është besimi. Sepse të jesh besimtar, në mënyrë automatike je pengesë e atyre të cilët janë të karakterit të ligë dhe moralit të ulët. Edhe pse në fakt, këta persona të shumtën e rasteve sillen si “miqtë” tanë e që na “duan” të mirën.

Në këtë rast do të thoja se, besimtari që bart në zemër udhëzim hyjnor, është një njeri që ka kuptuar në mënyrë shumë të qartë dallimin e të mirës nga e keqja. Edhe pse jemi në një kohë ku thuhet se njeriu është i lirë të shpreh mendimin e tij ashtu siç dëshiron, s’duhet harruar se edhe në këtë sferë ka kufij dhe masë të caktuar për lirinë e të shprehurit, sepse nuk është e drejtë dhe nuk ka ligj e as nuk ka mundësi të ketë ligj që lejon liri absolute që dikush të ofendojë tjetrin me pa të drejtë, duke u bazuar në atë se jam i lirë të shprehem si të dua.

Edhe pse jeta e njeriut është e prirë të ballafaqohet me beteja të natyrave të ndryshme, më e shpeshta është ballafaqimi mes së drejtës dhe së shtrembrës. Janë këto dyja që kërkuan mejdan që nga njeriu i parë i kësaj bote e që vazhdojnë të kërkojnë deri tek njeriu më i fundit i kësaj bote, por në të gjitha kohët u gjendën dhe do të gjinden të zotët e mendjes e që janë mbrojtësit e të drejtës dhe të qëlluarës. Një fat i tillë nuk e kursej e as nuk po e kursen as vendin tonë, por as vendet tona nuk janë pa të atillë që i  dalin zot të vërtetës e që e mbrojnë atë me forcat e veta.
Argument për këtë kemi hadithin i cili thotë:

 Nuk do të pushojë së qeni një grup i vetëm nga komuniteti im në të Vërtetën, fitimtarë; ata s’do të dëmtohen nga ata që ua kthejnë shpinën dhe ata që i kundërshtojnë...”[Transmetuar në Sahih Muslim]

Jo vetëm ky hadith, por edhe më shpresëdhënës dhe ambicioz për të luftuar për të vërtetën na bënë verseti kur’anor i cili thotë:
“… Ne e godasim të shtrembrën me të drejtën dhe e drejta del fitimtare ndërsa ju shikoni se si e shtrembra është asgjësuar…” (Enbija-21/18)

Kjo është myzhdeja për ne dhe fitoren tonë, ndërsa sa i përket problemit të asaj që ka të bëjë me dembelët, pesimistët, hipokritët, indiferentët (ku të gjitha këto janë pjesë e nivelit të ulët të ndjenjës së ndërgjegjes së tyre që kanë, madje ata nuk kanë turp të iniciojnë telashe e parregullsi tek të tjerët), ne shfrytëzojmë rastin që t’ju themi se, nëse ne jemi gurë të  kështjellës së drejtësisë, të ndërtuar nga ndërtuesit e mëparshëm të moralit dhe të së drejtës, ne kemi nderin dhe fatin për këtë, sepse guri më së rëndi peshon në vend të vet, e vendi ynë është kështjella e drejtësisë në besim.

            







 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.