MЁNYRA E ABDESIT

 
Baba, a mund tė m'i huazosh 10 euro? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 30 nėntor 2006

Një njeri erdhi vonë, i lodhur dhe i nervozuar nga puna, përderisa i biri i tij pesë vjeçar po e priste te dera e shtëpisë.

"Baba, a mund të të pyes diçka?"...

"Natyrisht, biri im, çfarë ka ndodhur?" ia ktheu njeriu.

"Baba, sa të paguhet ora?"

"Kjo me të vërtetë nuk të hyn në punë ty fare?" Pse bën pyetje të tilla?" iu përgjigj njeriu i zemëruar.
"Vetëm dua ta di. Të lutem më thuaj sa të paguhet ora?" e luti voglushi.

"Nëse patjetër duhet ta dish, unë i fitoj 20 euro në orë."

"Oh" psherëtiu vogëlushi dhe qante kokën. Shikonte dhe thoshte: "Baba, të lutem a mund të m'i huazosh 10 euro?"
Babai u tërbua. "Nëse ky është qëllimi yt i vetëm, atëherë pse dëshiron të dish sa fitoj unë që t'i marrësh ca para për të blerë ndonjë lodër të marrë apo diç tjetër të padobishme, shko të lutem menjëherë në dhomën tënde dhe flij. Mendo se përse je kaq egoist. Unë punoj gjatë dhe orë të rënda për çdo ditë dhe nuk kam kohë për këso lodra qesharake."

Voglushi shkoi i qetë në dhomën e tij dhe mbylli derën. Njeriu u ul dhe zemërohej gjithnjë e më tepër për shkak të pyetjeve të voglushit. Si mund të bëjë ai pyetje të tilla, me qëllim që të marrë ca para? Pas një ore njeriu u qetësua dhe filloi të mendoj se mos kishte qenë pak i ashpër ndaj të birit. Ndoshta kishte diçka që duhet ta blente ai me këto dhjetë euro. Pos kësaj, ai nuk kërkon shpesh para? Njeriu shkoi te dera e dhomës së fëmijëve dhe e hapi atë. "Biri im, a ke fjetur? pyeti ai.

"Jo baba, ende jam i zgjuar." u përgjigj djaloshi.

"Mendoj se u solla pak ashpër më heret ndaj teje" tha njeriu. "Ishte një ditë e gjatë dhe unë e shfryva zemërimin tim në ty. Ja ku i ke ato dhjetë euro për të cilat më lute."

Vogëlushi u ngrit menjëherë duke shkëlqyer. "Oh baba, shumë faleminderit! bërtiti ai. Pastaj nxori me vrull ca kartmonedha të zhubravisura nën jastëkun e tij. Kur e pa njeriu se djaloshi kishte para u zemërua sërish. Djaloshi numëronte paratë me kujdes dhe pastaj shikonte babain e tij.

Babai zhurmonte: "Përse kërkon më shumë para prej meje pasi që ti vetëmse i paske disa?"

"Ngase nuk kisha mjaft. Por, tash kam mjaft!" ia ktheu djaloshi.

"Baba, tash i kam 20 euro së bashku... - A mund ta blej një orë nga koha jote qe ta kalosh me mua?"

 
Marrë nga:  denkmalislam.de
Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.