MЁNYRA E ABDESIT

 
Akullore shtėpie PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e martė. 07 prill 2009

Për 4 persona duhen:

-1 litër qumësht,
-8 lugë gjele sheqer,
-4 vezë,
-2 lugë gjelle niseshte (ose miell),
-3 lugë gjelle arra të shtypura,
-pak vanilje ose esencë limoni,
-ajkë ose gjalpë 1 lugë gjelle dhe
-4 lugë kafeje reçel.

Përgatitja:
Vlohet qumështi dhe lihet të ftohet pak. Rrihen vezët dhe sheqeri me mikser, hidhet në të niseshtja ose mielli, shtohet qumështi, ajka ose gjalpi, përzihen mirë dhe zihen.

Pasi të ketë marrë valë, hiqet nga zjarri dhe kur të ftohet pak, në të hidhet vanilje si dhe arrat e shtypura. Lihet të ftohet, vendoset në forma pastaj fusim të ngrihet. Gjatë servirjes pritet në feta dhe sipër i hidhet reçel.



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.