MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrfitoni nga duaja e babait PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 04 prill 2009


O Zoti im, furnizoje birin tim me dituri të Kur’anit dhe bëje ithtar të tij!
 




Një hoxhë tregon: “E kujtoj një burrë të dobët dhe të varfër që kujdesej shumë për babain. Punonte, dhe kur sillte paratë e fituara i linte në tavolinë, ngase i vinte turp t'ia
zgjaste babait dorën.”
Kur e pyeta për këtë, më tha: “Turpërohem ta zgjas dorën mbi dorën e babait e të bëhet fitimi im si bamirësi ndaj babait tim”.

Më tregon mua, – ndërsa ai tani është dijetar i madh, - se sa herë që e lija fitimin mbi tavolinë, babai lutej e thoshte: “O Zoti im, furnizoje birin tim me dituri të Kur’anit dhe bëje ithtar të tij!”
Kaluan vite, dhe deshi Allahu që gjatë rrugës për në shtëpi e takova një dijetar të qytetit, i cili më tha:

-
Çfarë je duke bërë, o biri im?
- Punoj për të fituar bukën.
- A nuk do të vish tek unë një herë në javë për të mësuar? – më pyeti.
- Po, me gjithë dëshirë, - ia ktheva.

Erdhi edhe koha që ta mbroja doktoratën në shkencën e Tefsirit.

Kur prezantoi në sallë, mësuesi u ngrit në shenjë respekti për të meqë, - sipas tij ky student, - jo vetëm që kishte arritur dituri por kishte arritur edhe devotshmëri.

Fillova të qaj, ndërsa mësuesi më tha:
- Qan, ndërsa ne të respektojmë ty!
- Nuk qaj për atë, por po qaj për duanë e babait tim, Allahu e mëshiroftë!

Mësimet e tregimit:
- Bamirësia ndaj prindërve është prej shkaqeve që të shpijnë në lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.
- Duaja e prindit për fëmijën pranohet.
-
Me dituri njeriut i rritet fama.


www.ikre.ch - web faqe me përmbajtje islame
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.