MЁNYRA E ABDESIT

 
A e kam fat atė apo jo? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 23 mars 2009

Pyetje:

Unë jam Eminja.
E dua një djalë shumë dhe herë prishemi e herë bashkohemi me të. 
Ne kurrë nuk prishemi me të vërtetë, veç themi ashtu. Mundohem 
me ik prej tij por nuk mundem. Sa më larg që ik prapë se prapë më 
afër e kam. A bën ta di se çka do të thotë kjo? 
A e kam fat apo jo? 




Përgjegje:
Në bazë të emrit, po të drejtohem me thirrjen: motër muslimane!
Madje edhe vet emri i kësaj faqe elektronike na bën që bisedat, ndihmat, ofertat, mësimet, përgjigjet, komunikimet etj. të jenë në raportet “për ty motër muslimane”. Mirëpo, besoj se ju keni ngatërruar qysh në fillim adresimin e dertit tuaj dhe sikur njohuritë mbi Islamin ju mungojnë aq shumë sa që mendoni se edhe këtë “shërbim” ne mund t’ua kryejmë, duke na konsideruar se ne kemi një aparat barometër që mund ta matë dashurinë dhe jetëgjatësinë e dashurisë së dikujt duke përdorur ndonjë mekanizëm, ose ne mund ta dimë se a e ke fat apo jo atë që tani e dashuron.
Jo assesi!
Do të ishte turp, kur një motër nuk qan hallin aspak se kë po e do dhe mbi çfarë baze po e do, ka të drejtë apo jo që ta dojë dikë, i lejohet apo i ndalohet, por qan hallin se si ndodh që në rrugëtimin e saj djallëzor të prishet me “të dashurin” e saj. Vallë, kur u dashurove në dikë dhe kur dhe si u ndreqe, që tash të rrëfesh prishjen?!


Apel për ju dhe për gjithë ato që ndreqen dhe lidhen me dikë sipas mësimeve të djallit, të shkojnë dhe të kërkojnë zgjidhje tek ai se si ta përmirësojnë lidhjen pasi janë prishur marrëdhëniet e tyre me të dashurit. Islami nuk të ka udhëzuar kështu, që tani të kërkoni zgjidhjen islame tek ne të problemit në fjalë. Mirëpo ju themi se detyrë që djalli ia ka venduar vetes është t’i fusë njerëzit në rrugë pa krye, në probleme pa zgjidhje të kënaqshme, e jo t’ju mundësojë alternativa që do ta bënin pasuesin e tij të kënaqur me vendimet e tij. Përkundrazi, ai më në fund aleatët e tij i lë në skëterrë dhe distancohet prej tyre. Allahu thotë:
“Aleatët e tyre hipokritë do t’i lënë në baltë, siç bën djalli, i cili i thotë njeriut: “Mos beso!”. Por, kur ky bëhet mohues, djalli i thotë: “Unë nuk kam të bëj me ty! Në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të botëve”! Natyrisht që fundi i këtyre të dyve është qëndrimi i përhershëm në Zjarr; ky është dënimi për të gjithë njerëzit e këqij.” (Hashër, 16 dhe 17)
Po ashtu Allahu thotë:
“Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.” (Ibrahim, 22)


Pra, ne nuk e dimë se a të do ai që ti e do dhe nuk e dimë se a e ke fat. Për këtë pyete djallin, nëse ke mundësi, me mësimet e të cilit dashuruat pa e ditur mënyrën dhe cilësinë e të dashuruarit.
Ne çdo femër muslimane e porosisim që të mos hyjë në lojërat e dashurisë pa i ardhur koha dhe pa e legjitimuar dashurinë përmjet fejesës dhe martesës së legjitimuar me vullnetin e plotë të dy palëve dhe prindit të vajzës.
Allahu e di më së miri!



                                                     Muhamed Dërmaku
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.